Gjendja shëndetësore e ish pjesëtarit të UÇK-së, Naser Osmani i njohur si “Breza”, i aksidentuar gjatë ditës së sotme është ende shumë e rënduar.
Siç mëson “Zhurnal” ai po mbahet në dhomën intensive të kurimit, ndërsa familjarët janë optimistë se gjendja e të lënduarve në këtë aksident do të përmirësohet.

Siç shihet edhe në fotot, aksidenti ka qenë i një shkalle mjaft të rëndë ku dyshohet se shpejtësia e tejkaluar është një prej arsyeve që ka ardhur deri te ky aksident.

Rruga që lidh Prishtinën me Shkupin gjatë ditës së sotme ka qenë e bllokuar përkohësisht në njërin drejtim për shkak të hetimeve që i ka bërë policia për të mësuar shkakun e këtij aksidenti.

Të gjithë personat që kanë parë pasojat e këtij aksidenti kanë mbetur të shtangur nga ajo që u shihnin sytë, pasi veturat thuajse ishin të shkatërruara tërësisht.

Mësohet se Naser Osmani ka qenë në veturën e verdhë “Volkswagen Caddy” që është pronë e postës së Maqedoni, pasi vetë Osmani ka qenë drejtor i postës së Çairit.

SHPËRNDAJE