Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe ja ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

“Francezët sot zgjodhën presdientin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë.Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macron. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, është shprehur Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.

Votuesit në Francë sot kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kanë nxjerrë fitues, Emmanuel Macron.

Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.

Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numrin e pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.

Raundi i balotazhit vjen pas një fushate negative dhe pas sulmit kibernetik më 5 maj, ndaj fushatës së Macron.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orën 17:00, kanë votuar 65.3 për qind, që është shifër më e vogël, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, ku 71.9 për qind e votuesve i ishin drejtuar kutive të votimit.

Macron, kandidat i qendrës, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai në këto zgjedhje ka garuar me një platformë pro-evropiane, ndërkaq, nacionalistja anti-migrantëve, Marine Le Pen dëshiron që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian dhe të braktisë monedhën euro.

Macron ka votuar në qytetin Le Tourquet në veri të Francës, ku u shoqërua nga gruaja e tij, Brigitte.

Le Pen, e cila dëshiron që të ndjekë hapat e Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku, ka votuar në Henin-Beaumont, një qytet i vogël verior që kontrollohet nga partia që ajo udhëheq, Fronti Kombëtar.

Në këto zgjedhje, kanë pasur të drejtë vote 48 milionë banorë të Francës. Ata kanë mundur të votojnë në 66 mijë qendra të votimit.

Rreth 50 mijë zyrtarë policorë janë përkujdesur për sigurinë e qytetarëve të Francës, në ditën e zgjedhjeve.

(E plotësuar) – Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe ja ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Rezultatet e para nga Franca: Macron president, fitore bindëse

Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Penin në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që u mbajt sot.

Exit-poll’et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të centristit të pavarur Emmanuel Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes djathtiste Marine Le Pen.

Macron ka marrë më shumë se 60 për qind të votave, sipas anketave të realizuara me votues menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

SHPËRNDAJE