Aktorja e re Emma Stone thotë se kishte dyshime lidhur me pranimin e rolit të Gwen Stacy, e dashura e parë e njeriut-merimangë, në filmin “The Amazing Spiderman”.

Stone ka treguar se, teksa mendohej për të marrë një vendim, gjeti konfort në faktin se edhe Jennifer Lawrence, ylli i filmit të suksesshëm “The Hunger Games”, kishte pasur të njëjtën dilemë.

“Ajo që më trembte më shumë ishte ideja se çfarë do të ndodhte në jetën time pasi të luaja një rol të tillë”, ka thënë aktorja 23-vjeçare për “Access Hollywood”.

“Unë e adhuroj Jennifer Lawrence. Kam parë shumë intervista që ajo ka dhënë për “Hunger Games” dhe edhe ajo, ashtu si unë, kishte të njëjtën dilemë për rolin e harkëtares Katniss Everdeen”, ka shtuar bukuroshja.

Ndërkohë, roli i super-heroit me aftësitë e merimangës interpretohet nga aktori Andrew Garfield, i cili gjatë xhirimeve duket se është afruar shumë me Emma-n, saqë në disa evenimente ata janë paraqitur së bashku.

SHPËRNDAJE