Në më pak se një javë kënga e saj më e re me titull “Gjaku im” ka patur më shumë se 100 mijë klikime në internet dhe Elvana Gjata ishte e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ për të folur mbi suksesin e radhës.

“Unë e kam përjetuar vërtet shumë këtë këngë dhe ende më emocionon sa herë që e dëgjoj. Besoj se bashkëpunimi me Flor Mumajesin ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe kjo na shtyn që të punojmë me të njëjtin intensitet së bashku”, shprehet këngëtarja fituese e Top Fest 8.

Teksti i këngës “Gjaku im” është shkruar nga autorja e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ Dalina Buzi. “Teksti është shumë i goditur. Flet për dhunën ndaj grave dhe unë e Flori besuam tek ajo”, tregon Elvana Gjata.

Këngëtarja thekson se kjo këngë u drejtohet të gjithë shqiptarëve duke u bërë apel të japin më shumë për vendin e tyre: “Kënga i drejtohet shqiptarëve për të dhënë më shumë se ç’kemi dhënë për vendin dhe për veten tonë.”

Duke folur për qëllimet e saj profesionale, Elvana deklaroi: “Unë punoj shumë me muzikën sepse e dua atë. Kërkoj që karriera ime të jetë e gjatë dhe të bëhem e vlefshme për artin shqiptar.”

Duke vazhduar në këtë linjë ajo nënvizoi se nuk do të donte që jeta private të eklipsonte karrierën muzikore: “Unë nuk dua që jeta ime private të dalë mbi muzikën time sepse për atë punoj shumë. Dua që publiku të më njohë për atë që jap në muzikë dhe jo për bëmat e jetës private.”

SHPËRNDAJE