Eliza Dushku së shpejti në Kosovë. Ajo e ka dëshmuar patriotizmin e vet nga puna e saj deri në lëkurën e saj me shqiponjë !

Speciale për “Presheva Jonë” Eliza Dushku, aktorja me famë botërore sa vjen e lidhet ditë e më shumë me Kosovën dhe shqiptarët. Pas një debati që u përfol në media me Bleona Qerretin, kush është më shqiptare, aktorja ka paralajmëruar një vizitë edhe në Kosovë.

Nga BEQIR SINA

NEW YORK CITY, 30 korrik / AIK-Presheva Jonë 

Në profilin e saj në Twitter ajo ka shkruar se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, pasi ishte pyetur nga një fans se a e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.  “Shumë shpejt, mendoj. Shumë…”, ka shkruar Eliza Dushku.

Ajo më herët ka qëndruar në Kosovë dhe mban tatu shqiponjën, ndërsa edhe në filmat e saj përdor ndonjë veshje si bluza dhe kanatjere me simbolet tona kombëtare – flamurin kuq e zi – I love Albanian! I’m Albanian – dhe shqiponjën me dy krena .

Dushku pas shpalljes se pavaresise shkojë përsëri ne Kosove me mikun e saj fotgrafin e njohur Fadil Berisha . Aktorja e njohur shqiptare me fame boterore, Eliza Dushku, gjatë vizites ne Kosove, pat shprehur kenaqesine qe gjendej ne Kosove dhe pat premtuar se pas shpalljes se pavaresise dhe kësaj vizite do te shkonte përsëri per vizite në Kosovë.

Eliza Dushku ka qënë në disa akitivitete të shqiptarëve të Amerikës duke nadrë së bashku me shqiptarët gëzimin e festës së pavarësisë së Shqipërisë dhe së fundi pavarësinë e Kosovës.

Kështu që Dushku i kundërpërgjigjet debatit virtual të Bleona Qerretit dhe “patriotizmit’ të Bleonës e cila në intervistën e fundit nuk pranojë t’i thoshte gazetarit amerikan “faleminderit” në shqip – gjoja se ajo tani është amerikane.
Mirëpo Eliza Dushku, aktorja me famë botërore e cila dallohet për ekspoazimin e simboleve tona kombëtare mbasi prapa në qafë ajo ka një tatu të shqiponjës me dy krena thotë me krenari se “Unë së shpejti do të jem përsëri në Kosovë”

Eliza Dushku krenohet me identitetin e saj

Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit, ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari sepse ajo asnjëherë nuk e ka mohuar gjakun e saj shqiptare. Andaj dhe kjo është arsyeja pse që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut të tyre e duan Eliza Dushkun. Ajo është tashmë shpërthimi i vajzës së ndrojtur që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më seksi dhe më të adhuruar të serialeve amerikane.

Aktorja e famshme Eliza Dushku shumë krenare tregon edhe tatuazhin me shqiponjë. “Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare.Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti, dhe tregon vazhdimisht që është shqiptare.

Eliza Dushku, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptarë në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribojn e lobojn, emrit Shqipëtarë, duke i treguar gjithë Amerikës, se kush janë dhe të kujt gjaku ata janë

Eliza Dushku, është prej atyre yjeve të artit ose emrave të famëshëm në Amerikë, që publikisht janë duke treguar rrënjët e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha,Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shumë tjer .Kështu ka ndodhur edhe me Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej , aq sa i rritej fama në Amerikë, aq dhe fillojë të publikoj rrënjët e saja Shqiptare si vajza e Presidentit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane Joeseph J DioGuardit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni