(AIK-Presheva Jone)

Mbretëresha Elisabet është bërë stërgjyshe për herë të parë, njoftoi Buckingam Palace, pasi bashkëshortja e Peter Phillips, nipit të Elisabetës, djali i vajzës së saj Ana, ka sjellë në jetë një vajzë. Autumn Phillips, kanadeze, e ka sjellë në jetë vajzën e saj në Gloucestershire Royal Hospital dhe foshnja peshonte 3,8 kilogramë. Foshnja është e 12 në radhë për linjë e pasardhësve trashëgimtarë të fronit. ”Mbretëresha dhe princi Filip janë shumë të lumtur”, njoftonte Pallati Mbretëror. Peter është nipi më i madh në moshë i mbretëreshës Elisabetë dhe është martuar me Autumn në vitin 2008, në Windsor.

SHPËRNDAJE