Dje në lokalin tepër luksoz “The Riverview” në Yonkers – New York, rreth 100 kilometër në veri të qytetit të New Yorkut, në bregun e lumit Hudson, ishte ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, miku i shquar i shqiptarëve, i cili ftoi në një drek festive më shumë se njëqindë veta, në mes tyre dhe miqt e tij  më të preferuar shqiptarë, Harry Bajraktari, Rustem Geci, Musli Mulosmani, Zef Coku me bashkëshorten Leze Coku dhe djali i  tij Leonard Coku, Nike dhe Maria Gjelaj.

.BEQIR SINA

YONKERS – NEW YORK  (AIKI-Presheva Jone)
Anembanë SHBA-ës, Kongresmen, Senatorë, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë. e kanë traditë, këtu këtë fund muaji, të shtrojnë bankete festive për nder të festave të fund-vitit, Krishtë Lindjen dhe Vitin e Ri. Kjo bëhet me gjasë për të shprehur një mirënjohje e respekt të thellë, ndaj të gjithë atyre miqëve dhe të afërmeve të tyre, mbështetësve të tyre.
Dje në lokalin tepër luksoz “The Riverview” në Yonkers – New York, rreth 100 kilometër në veri të qytetit të New Yorkut, në bregun e lumit Hudson, ishte ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, miku i shquar i shqiptarëve, i cili ftoi në një drek festive më shumë se njëqindë veta, në mes tyre dhe miqt e tij  më të preferuar shqiptarë, Harry Bajraktari, Rustem Geci, Musli Mulosmani, Zef Coku me bashkëshorten Leze Coku dhe djali i  tij Leonard Coku, Nike dhe Maria Gjelaj.
Ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, i rrethuar nga bashkëshortia e tij, dhe dy djemtë e vajza, tha se ai ka shfrytëzuar këtë rast, për t’ua  uruar, miqve, kolegve dhe mbështetësve të tij, me anë të një përshëndetje të veçantë  festat e fundvitit. Kjo tha Engel është një kartolinë urimi nga ana ime për ju të gjithë që kontribuat që unë të ri-zgjidhem me mbi 75 përqind të votave, për të shërbyer edhe një mandat tjetër në Dhomën e Përfaqësueseve.
“Me anë të kësaj përshëndetje të ngrohtë, tha Kongresmeni Engel, unë dhe zonja e ime së bashku me fëmijët e mi, ua urojmë të gjithëve ju festat e fundvitit që ato të mbushin familjen dhe zemrat e tuaja me gaz dhe lumturi.
Miku i njohur i shqiptarëve,  kongresiti amerikan, demokrati i New Yorkut, Eliot Engel, i njohur ndryshe edhe si miku ynë, por edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill, “ambasadorin e çështjes shqiptare, jo vetëm në Washington, por edhe rreth e përqark botës, rezervoi një takim të veçantë për mysafirët e preferuar të tij shqiptarë Harry Bajraktari, Rustem Geci, Nick Gjelaj Musli Mulosmani dhe të tjerë të cilët thanë se kudo ku kongresisti Engel, e tha fjalën e tij për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët ne trojet e tyre në Ballkan, ai ishte ndër të parët dhe i vendosur e i bindur për atë që po bënte për ne shqiptarët në Capitol Hill
SHPËRNDAJE