Disa vite më parë ishte spekuluar për një lidhje të mundshme mes këngëtares Eli Fara dhe asokohe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mirëpo, gjithçka kishte kaluar pa bujë, pasi që ishte blerë tirazhi i gjithë gazetës që e botoi skandalin.

Ndërsa Tema njofton se lidhja jashtëmartesore e tash ministrit shqiptar të Mjedisit dhe këngëtares simpatike vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ajo u referohet burimeve pranë kësaj ministrie që thonë: “Është histori e vjetër kjo. Fatmiri ka kohë që është i lidhur me Eli Farën. Këtu në Shqipëri takohen rrallë, por më tepër fiksim kanë romancat në New York. Atje Eli ka një apartamentin e saj dhe ndjehen të qetë, sepse askush nuk i shqetëson si në Tiranën llafazane”. /Vipat/Telegrafi/

SHPËRNDAJE