Elbasan, vritet babai me dy djemtë

Një vrasje e trefishtë ka tronditur sërisht qytetin e Elbasanit pa kaluar as 24 orë nga një krim tjetër që kishte ndodhur brenda familjes. (UPDATE)

Tre persona të së njëjtës familjes në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë ekzekutuar me armë zjarri duke gdhirë kjo e shtunë fiks në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa i vetmi person që i ka shpëtuar vdekjes është e zonja e shtëpisë, edhe pse edhe në drejtim të saj është qëlluar me armë zjarri për ta vrarë.

Babai, Emini Mahmuti, 60 vjeç, së bashku me të dy djemtë, Xhelalin, 40 vjeç, dhe Pëllumbin, 45, janë qëlluar me armë zjarri nga një apo disa persona. Detajet e krimit ende nuk dihen të sakta nga grupi hetimor.

Ndërkohë që është plagosur bashkëshortja e njërit prej viktimave, e Pëllumbit, Myzejen Qosja, e cila ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Gruaja 45 vjeçare është po ashtu edhe dëshmitare okulare në këtë krim të rëndë.

Policia e Elbasanit nga ana e saj ka një pistë të mundshme që është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

Sipas versionin zyrtar të Policisë së Elbasanit, njeri nga djemtë e viktimës, Andon Mahmuti rezulton të jetë një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ai dyshohet të ketë ekzekutuar një person në Spanjë dhe një tjetër në Itali para dy vitesh.

Po ashtu Andon Mahmuti dyshohet të jetë autor i një vrasjeje të mbetur në tentativë në vitin 2009, autor për të cilën, sipas personit që ai deshi të vriste, ishte pikërisht ai.

Ndërkohë për krimin e rëndë përveçse ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit policia ka ofruar 50 mijë dollarë shpërblim për personat që informojnë të dhëna të sakta për ngjarjen dhe autorët.(TCH)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni