Elbasan, masakron vëllain me sëpatë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj fillim jave në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë lokale, një 35-vjeçar ka plagosur me sëpatë vëllain e tij, pas një konflikti të çastit mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti, ku 35-vjeçari Gëzim Caka ka qëlluar me sëpatë në kokë vëllain e tij, Edmond Caka. Ky ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë, fillimisht në spitalin rajonal të Elbasanit e më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, për në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ndërkaq, policia ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes me sëpatë, i cili e ka kryer krimin në gjendje tejet të rënduar nga alkooli.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni