“Ju z.Maliqi dhe agjencia juaj “Presheva Jonë”  jeni të parët nga mediat që ju konifrmoj zyrtarisht lajmin për zgjedhjen e presidentit nga radhët e AKR-së”  na  deklaroi z.Pacolli para pak një qasti, menjëherë pas debatit të të PDK-së për koalicion, të cilit edhe ne, në emër të redaksisë së agjencisë sonë dhe popullit të Kosovës Lindore i uruam postin dhe sukese në avancimin e proceseve në Kosovë deri në anëtarësimin e  Kosovës në OKB, NTO dhe instancat tjera ndërkombëtare..

Prishtinë/Gjenevë, 14 shkurt /AIK-Presheva Jonë (19:03)

Para pak minutash pas përfunduar të takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së në të cilën është debatuar çështja e koalicionit mes PDK-së dhe AKR-së lideri i AKR-së ka njoftuar Agjencinë tonë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” z.Begjet Pacolli se kërksea  e partisë së tij më në fund u realizoi nga pala negociuose për krjimin e ri të qeverisë së shtetit të Kosovës. “Ju z.Maliqi dhe agjencia juaj “Presheva Jonë”  jeni të parët nga mediat që ju konifrmoj zyrtarisht lajmin për zgjedhjen e presidentit nga radhët e AKR-së”  na  deklaroi z.Pacolli para pak një qasti, menjëherë pas debatit të të PDK-së për koalicion, të cilit edhe n, në emër të redaksisë së agjencisë sonë dhe popullit të Kosovës Lindore i uruam postin dhe sukese në avancimin e proceseve në Kosovë deri në anëtarësimin e  Kosovës në OKB, NTO dhe instancat tjera ndërkombëtare..

Z.Begjet Pacolli, tash e tutje kandidat zyrtarë për president i ardhshëm i Kosovës në vazhdim ka puhuar për agjencinë tonë se “mua më zgjodhi president Kosova dhe puna, meritat e angazhimi i im dhe partisë sonë AKR që drejtojtoj viteve të fundit për Kosovën deri në shpalljen e pamvarësisë si dhe lobimin në arenën ndërkombëtar pro njohjeve të reja të shtetit më të ri në Evropë, Kosovën..” Sipas presidentit Pacolli prioritetet i presidencës në të ardhmen do të jetë padyshim zgjidhja e cështjes së Mitrovicës, hapja e vendeve të punës, avancimini ekonomisë, nxitja  e investitorëve të huaj në vendin tonë dhe padyshim rrikthimi i imazhit në vendin duke intensfikuar lobimin për njohje të reja nga vendet e botës të cilat deri tash kanë hezituar në këtë drejtim..” .  Z.Pacolli u shpreh se kjo ishte beteja  e parë e fitores, që sjpas tij,  gjatë ballafaqimit të Parlamentin të Kosovës dhe pas na presin edhe një sër betejash drejt themelemimit të qeverisë sonë stabile dhe progresive.”

Këtë e ka bërë të ditur edhe Këshilli Drejtues ku ka marrë vendim që posti i Presidentit t’i takojë AKR-së, përkatësisht Behgjet Pacollit. Këtë njoftim e ka bërë të ditur para medieve nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi. Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të zyrtarizohet kjo marrëveshje por ai ka thënë se PDK-ja do t’i mbajë dy postet e tjera institucionale , atë të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit. Nënkryetari Kuçi ka bërë të ditur se ata do të bëjnë marrëveshje edhe me partitë e minoriteteve dhe me Listën “Dr. Ibrahim Rugova”.

SHPËRNDAJE