Këtë mesazh ditë më parë z. Jose Manuel Barroso, president i KE ju kishte përcjellur liderëve përmes agjencisë “Presheva Jonë” duke ju bërë me dije se “ Nuk ka anëtarësim të Serbisë dhe Kosovës në BE pa fqinjësi të mirë  !” 

Bruksell, 28 shtator/ AIK-Presheva Jonë

“Strategjia e BE-së  është e qartë që të ndihmojë dhe stimulojë vendet e ballkanit, vendeve në tranzicion…për integrime evropiane. Dhe mu kjo do të jetë edhe qëllimi i vizitës sime muajin e ardhshëm në Kosovë dhe Serbi…”  tha për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva jonë” njeriu numër një i BE-së z. Jose Manuel Barroso. Edhe saot lidhur me raportet e reaj mes Serbisë deh brksellit transmeton eklsuzivisht REUTERS duke shkruar se Komisioni Evropian do të rekomandojë që Serbisë t’i ofrohet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, por data e fillimit të bisedave do të kushtëzohet me përparimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, thonë diplomatët evropianë.

Vendimi për datën e fillimit të negociatave do të shtyhet për gati një vit, atëherë kur Komisioni Evropian do të përgatisë një raport të ri të bazuar në vlerësimin nëse ky kusht është plotësuar. Në raporton vjetor të Komisionit mbi progresin e shteteve që dëshirojnë të bashkohen me BE-në, i cili duhet të publikohet 12 tetor, Komisioni do të donte që ta shpërblejë Serbinë për sjelljen – gjatë këtij viti – të kriminelëve të luftës para drejtësisë.

Diplomatët, transmeton “Reuters”, duan të pranojnë përpjekjet e Serbisë në reformimin e institucioneve, luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, që janë hapa të rëndësishëm në rrugën drejtë BE-s. Por, shqetësimi rreth tensioneve në Kosovë do të thotë se BE nuk është e gatshme që në këtë moment të nisë negociatat e pranimit. “Është pothuajse e sigurt se Komisioni do të rekomandojë që Serbia ta fitojë statusin e kandidatit, por do të përcaktojë kushtet për negociatat”, thonë burimet nga BE.

Skenaret e Bruksellit, nuk do të ndalen vetem me kaq ndaj Serbisë…

Shumë zyrtarë evropianë shpresojnë se përparimi i Serbisë drejt BE-do ta ndihmojë Beogradin që të jetë e vendosur në rrugën e reformave, por zyrtarë në disa kryeqytete evropiane janë të zemëruar nga refuzimi i Serbisë për të njohur Kosovën dhe duan të shohin më shumë progres në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – të ndërmjetësuar nga BE – mbi çështjet praktike, raporton “Reuters”. Sipas burimeve diplomatike, “Komisioni do të mundte që rekomandimin ta ndajë në dy pjesë, që për fillim Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit, por që të shtyjë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim”.

Nëse kjo nuk ndodh dhe Serbia e fiton statusin e kandidatit, BE do të mund të kërkojë nga ajo që të përmbushë një numër kushtesh, para se qeveritë e BE-së të rishikojnë mundësinë e negociatave të anëtarësimit. Një nga këto kushte mund të jetë dëshmimi se po zbatohen marrëveshjet e arritura gjatë dialogut. Kushtet tjera mund të përfshijnë reformat kundër korrupsionit. Komisioni, sipas diplomatëve, mund të rekomandojë që në muajt e ardhshëm të bëhet rivlerësimi i raportit të progresit, para 12 muajve të paraparë.

Rekomandimet e Komisionit Evropian në çdo rast mund të hasin në kundërshtim të disa anëtarëve të BE-së. Disa diplomatë thonë se p.sh. Gjermania mund të refuzojë të mbështesë kandidaturën e Serbisë, nëse nuk ka përparime në çështjen e Kosovës. Diplomatët tjerë thonë se planet e Komisionit mund të ndryshohen në javët e ardhshme, nëse përkeqësohet situata mes Prishtinës dhe Beogradit.

SHPËRNDAJE