Résultat de recherche d'images pour "Louise Arbour milosevic"

Kyerokurorja e ICTY ne Hagë Louise Arbor njofton aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit për krimet e kryera në Kosovë (27 maj 1999).

Znj. Louise Arbor nga Kanadaja ish-kryeprokure e pare e Gjykates nderkombëtare per krime ne “Jugosllavi” me seli në Hagë  pas 18 vitesh  eksluzivisht flet për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” per Miloshevicin dhe krimet serbe ne Kosovë. Luis Arbour sot  përfaqësuese special e sekretarit te pergjithshem te OKB-së për Migracionin.

 

Luis Arbour : Truproja ime rruges per ne Kosove me tha “hiqe at bluze te kuqe per qeshteje sigurie”

Bazuar nga zhvillimert dhe rrjedhe e krimeve dhe gjenocidin  serbe ne Ballkan ne shtatorin e vitit  1996 Këshilli i Sigurimit, pas Richard Gouldston,  emëron nje Kandaze  (Quebec ) 51 vjecaren me emrin Luis Arbour kryeprokurore te Gjykates për krimeve ne Ish-Jugosllavi.

Prokurorja Louise Arbor njofton aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit për krimet e kryera në Kosovë (27 maj 1999). Gjyqtarja kanadeze kishte një ekip ndërkombëtar prej rreth 350 personash, duke përfshirë 60 avokatë me një buxhet prej 100 milionë dollarë vetëm për TPI.. Ne ate kohe (2005)  gazetari i agjencise se lajmeve « Presheva jonë » në Hagë përcillte drejpërsedrejti seancat e njepasnjeshme e procesit gjyqësor kunder kryekriminelit serb Miloshevic, drejtuar nga kryeprokurorja e TPI-së Carla del Ponte.

Duke folur per situaten ne Kosove, pas vitit 1999 Luis Arbour ka thëne se Kosova ne krahiaim me vitet e pasluftes ka shenuar progres si ne rinderitmin e vendit ashtu edhe integrime pro evorpiane dhe instancat tjera nderkombëtare.  Meqe flitet shpesh ne disa media se “Milosvici eshte gjalle apo jeton ne dikund ne Rusi” znj.Luis Arbour gruaja e hekurt e cila qe kerkoi koken e Miloshevicit per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar duke qeshur se “Po, une  e di ku eshte Milshevici ai s’eshte me ne Serbi e as ne Rusi, por ne gropë, ne dhe..ashtu siq i futi qindra fëmije, gra e civilë joserbe te pafajshem ne Kosove e ballkan..”

Nga SHBA-te dhe vendet anetare te OKB-së ajo mori besimin per te hetuar krimet më të rënda ne Evrope (gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte) të kryera që nga viti 1991 në konfliktet e ish-Jugosllavisë deri ne vitin 1999, luften e fundit ne Kosovë. Ajo ne janarin e vitit 1999 si prokurore ICTY  ishte në Maqedoni duke u përpjekur kot për të hyrë në Kosovë pas masakrës së Reçakut ku ishin vare mizorisht dyzet e pesë civilëve shqiptarë nga forcat serbe, kishte raptuar gezetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”

“Por nuk ka përfunduar me kaqe deri ketu ner Shkup, ne do të shkojmë në Kosovë, sepse është ligji”, tha Louise Arbor. “Unë isha e veshur me një xhaketë shumë të bukur dhe të kuqe se dija qe po shkoja ne Kosovë, por truproja ime për arsye sigurie, me thane qe ta heq at blkuze me ate ngjyre..” kishte shpejguar atëbote zonja Arbour, isah-prokuror e ICTY  e cila kishte qëndruar perballe forcave spcial eserbe ne kufi me “jugosllavine” e athershme, duke i kujtuar atyre se ajo kishte statusin e një nën Sekretare te Përgjithshëm te Kombeve të Bashkuara. Poir ata, shpejgon znj.Arbour ne vazhdim,  kishin urdhera nga Beogradi dhe mbeten te pandryshueshëm. Ne fund ajo eshte detyrua të kthehej prapa pa viziuar fare Kosoven ku toka ishte mbushur me gjak, nga krime e maskara te shumta nga forcat serbe. por emgjtthae ajo me vone ja kishet arrtitur te hynete ne Koasovë, kur me 11 korrik te vitit 2011, pas clirimit ajo ishte mysafire special ne Prishitine te ciles persidenca e i dha mirenjohje duke vleresuar lart misionin e saj humanitar dhe kontributin për Kosovën, sot shtetin me te ri ne Evropë.

 

Aktë aktakuza e Hagës (Luis Arbour) kunder presidentit te Serbisë dhe Jugolavise Slobdodan Milosevic. Në total, Millosheviç u akuzua për 66 akuza për krime të kryera kundër mijëra viktimave..

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” gazetari i se ciles kishte ndjekur perseafermi ket proces, dosja e aktakuzës se kiminelit serb  perfshinte mbi 300 faqe tekst nga Gjykata nderkombëtere OKB-së, rrespekivisht nga kryeprokuroja e ICTY ne Hagë znj.Luis Arbour te cilin e ngarkonte per vrasje e krime kunder njerëzimit.

“Më 22 maj, kam paraqitur një padi për konfirmimin e aktakuzës të Sllobodan Millosheviqit dhe katër liderë të tjerë serbë për krime kundër njerëzimit-vrasje, dëbime dhe përndjekje, dhe gjithashtu për shkelje të ligjeve apo zakoneve e luftës. Aktakuza u konfirmua nga një gjykatës i Tribunalit më 24 maj. ”

Prokurori Louise Arbor njofton aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit për krimet e kryera në Kosovë (27 maj 1999).

Aktakuza kundër Sllobodan Millosheviçit për krimet e kryera në Kosovë ishte padia e parë e nxjerrë ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare kundër një shefi të shtetit ende në pushtet. Më 8 tetor 2001, menjëherë pas transferimit të Sllobodan Millosheviqit në drejtësi në Hagë, i akuzuar gjithashtu për krime në Kroaci, dhe 22 nëntor, 2001 për krime të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në total, Sllobodan Millosheviç u akuzua për 66 akuza për krime të kryera kundër mijëra viktimave.

Sllobodan Millosheviqi u akuzua për të udhëhequr një komplot në Kosovë, kur ai ishte President i Republikës Federale të Jugosllavisë, për të dëbuar këtë territor një pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare, për të siguruar kontrollin serb mbi krahinë. Ajo pretendohet në aktakuzë që forcat nën komandën e tij dëbuar disa 800,000 civilëve shqiptarë të Kosovës, të vrarë qindra burra, gra dhe fëmijë në mesin e kësaj popullate, dhuna seksuale shkaktuar shumë gra dhe shkatërruar dhe plaçkitën pasurinë e shqiptarëve. Aktakuza pohoi më tej se forcat e drejtuara nga Millosheviqi i kryen këto krime sistematikisht në të gjithë Kosovën.

Image associée

SHPËRNDAJE