(AIK-Presheva Jone)

Futbollisti shqiptar, Edmond Kapllani, i solli fitore të madhe skuadrës së Paderbornit me rezultat 1:0 si udhëtues në takim me Munich 1860, në ndeshjen e javës së 17-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë. Kapllani ishte ndër më të mirët në lojë, i cili realizoi gol në minutën e 22-të nga penalltia. Përveç Kapllanit që luajti titullar, nga minuta e parë ishte edhe Enis Alushi. Kapllani e Alushi i gëzohen këtij trepikëshit të rëndësishëm, duke e renditur skuadrën e tij në vendin e 12-të me 21 pikë.

Kapllani në minutën e 82-të është zëvendësuar nga futbollisti, Janssen, por duhet shtuar se u ndëshkua me karton të verdhë pikërisht në minutën e 77-të.

SHPËRNDAJE