EDITA TAHIRI: Vizita ime në Tiranë dëshmoi se disa media po merren me astronomi…

“Mendoj se çdoherë duhet të sigurohen informata burimore, por shkrimet e fundit në disa gazeta rreth vizitës sime zyrtare në Tiranë, kam përshtypjen se disa media kanë filluar të merren me astronomi në vend se të bëjnë hulumtime në tokë sepse madje edhe shpenzimet i trillojnë sipas imagjinatës dhe tekeve astronomike. ..”, i ka deklaruar  sot agjencisë informative “Persheva jonë”  zv.kryeminitsres së Kosovës  znj.Edita Tahiri.

 

 

Prishtinë, 16 mars

 

Se si i komenton zonja Edita Tahiri disa njoftime mediale rreth vizitës  së  fundit në Tiranë me shpenzime marramendëse, ajo për agjencinë informative “Presheva jonë” është përgjigjur  se “me ftesën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Berisha isha e ftuar me rastin e 8 Marsit dhe vizita ime në Tiranë ka qene zyrtare  dhe në kuadër të vlerësimit personaliteteve në ketë vit të festimit të 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë.  Pra, fillimisht du tju njoftoj se vizita ime ka qene e ndarë nga vizita e grave te shërbimit civil te Qeverise të cilat po ashtu kane udhëtuar zyrtarisht në Shqipëri me rastin e tetë marsit…”

 

Sipas znj. Tahiri këto dy vizita kanë ndodhur në të njejtën kohë dhe disa media kanë shfrytëzuar rastin  e rradhës për te dhënë lajme të paverifikuara dhe pa fakte në adresën time, që është shkelje kodit të gazetarisë dhe ligjeve për mediet.

 

“Dua to shtojë edhe diçka se shtrembërimi i të vërtetave dhe fakteve nuk i kontribuon krijimit të një kulture demokratike mediale, mendoj se çdoherë duhet të sigurohen informata burimore. Mirëpo, në këtë rast kam përshtypjen se disa media kanë filluar të merren me astronomi në vend se të bëjnë hulumtime në tokë sepse madje edhe shpenzimet i trillojnë sipas imagjinatës dhe tekeve astronomike. ..” thuhet në fund të  deklaratës së  zëvendëskryeministres znj. Edita Tahiri  dhënë agjencisë informative “Presheva Jonë” lidhur me disa lajme mediale rreth udhëtimit të sajë në Tiranë


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni