EDI, THOTË SE, PRESHEVARËT E KANË PRITUR "VERY NICE"…

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë z.Edi Rama, ndodhet sot u ndodh në Preshevë për të prezantuar librin e tij “Kurban.” Por,  para takimeve me liderët lokal ai mbajti nje fjalim ne sallën e Kuvendit komunal i cili  fillimisht foli për pakicat në ballkan me shpresë për perspektivë më të mirë si dhe për “digjitalb”, që një mik i tij i paska thënë se “me digjital jo vetëm për ata që jetone ne Shqipëri por dhe jashte saj do të rrisë fëmijët në gjuhën shqipe..”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.


Preshevë, 28 janar/ AIK-Presheva Jonë

Ashtu siq ishte paralajmëruar kryesocialisti Edi Rama me bashkëpunëtorë ka arritur sot në Preshevë i ftuar nga shefi KDNJ Belgzim Kamberi. Pamvarësisht nga thashethemet se mundet me hy apo jo në Serbi, ai ja arritit qëllimit të vet, e theu edhe ket kufi, siq thonë “shoku i mirë me shumë miq” dhe preshevarët i dëshiruan mierseardhje, siq e ka tradita shqiptare.

Fjalimin e tij në Preshevë, rrespektivisht ne Kuvendin Komunal lideri i PS z.Edi Rama e ka filluar jo me librin e tij për cka edhe kishte ardhur,  por për pakicat në ballkan, që sipas tij do të kenë perspektivë të mirë sepse Parlamenti Evropian eshte duke punura në këtë drejtim. Prandaj, sipas z.Rama sot janë të nevojshme urat e bashkëpunimit dhe jo barrikadat. Kryesocialisti z.Edi Rama më pastaj folit  edhe për dhe për “digjitalb”, që një mik i tij i paska thënë se “me digjital jo vetëm për ata që jetone ne Shqipëri por dhe jashte saj do të rrisë fëmijët në gjuhën shqipe..”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Edi Rama ka biseduar me të rinjtë dhe intelektualët atje për situatën e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për zhvillimet në Luginën e Preshevës. Rama, po ashut mësojmë se ka postuar një mesazh në faqen e tij në “Twitter”, i cili thotë: “Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s’mundën të hynë në sallë. Megjithse  shqipatrët e Luginës së Preshevës kanë pritur dhe presin peronalitete të larta nga qeveria shqiptare apo ajo kosovare, cka vizita e Edi Ramës nga qytetarët e Luginës së Preshevës është  vlerësuar e mirë, bile siq thotë populli, kur s’ka shi, bën edhe breshër…


1 Komente

  1. muhamedi, January 30, 2012:

    I knaqi Edi-filozofi preshevart.Secili qe ja boni pytjen,ja boni bajat.Po a mun bajati mos me bo bajat.Aj ja dha njo dy lug mjalt preshevarve e kta u bonen se ja dha drzhaven

Komentoni