Ashtu sic edhe ëshët thënë gjithë këto ditë, Partia Socialiste do të zhvillojë demonstratën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndryshe nga demontstratat e kulara, kjo e sotmja do të zhvillohet rreth 16.00 dhe mendohet se do të ketë fjalime të drejtuesve socialiste dhe të përfaqësuesve të opozitës së bashkuar.

Organizatorët kanë paralajmëruar këtë demostratë si nisjen e një vale të re përmes së cilave kërkesa e vetme ndaj kryeministrit Sali Berisha do të jenë zgjedhjet e parakohshme. Qytetarët që do të mbështesin këtë demostratë do të mblidhen nga të gjithë qytetet e vendit dhe nga pika të caktuara në kryqytet do të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tek stacioni i Trenit do të grumbullohen njësitë bashkiake 8 dhe 9, por edhe qytetarë e ardhur nga zonat veriore të vendit, të cilët në orën 13 e 30 do të nisin marshimin drejt bulevardit. Tek “Zogu i Zi” do të grumbullohen banorët e njësisë 11, por edhe qytetarët e ardhur nga Vora, Durrësi, Fushë Kruja ku përmes rrugës së Durrësit do të dalin në sheshin “Skënderbej” drejt bulevardit.

Tek stadiumi “Dinamo” do ketë disa grumbullime të njësinvë bashkiake 5 e 7 si dhe qytetarëve që do mbërrijnë nga jugu i vendit. Tek Fakulteti Filologjik do të mblidhen njësitë 1 e 2 dhe demostruesit që do të vijnë nga qytetit i Elbasanit.

Dje, Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, iu bëri thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes dhe se demontsratat mund te vazhdojnë disa ditë.

SHPËRNDAJE