Komisioni Zgjedhor komunal ne komunën e Preshevës ka deklaruar sot për  ne,se gjer tani në këtë komision kanë dorëzuar listat  me nënshkrimet e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit. Sipas kryetarit të këtij komisioni Zeqirja Myftari, listën zgjedhore me 1200 nënshkrime e kanë dorëzuar Partia demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, Bashkimi Demokratik i Luginës e Skender Destanit. Kurse,  Partia Liberal Demokrate (LPD) e Cedomir Jovanoviqit me vetëm 420 nënshkrime, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

 

 Nga Avni JUSUFI

 

Nga aktivitet parazgjedhore shqiptare ne Luginë të Preshevës

 

Preshevë, 30 mars

Komisioni Zgjedhor komunal ne komunën e Preshevës ka deklaruar sot për  ne,se gjer tani në këtë komision kanë dorëzuar listat  me nënshkrimet e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit.

Aktivitet tjetër parazgjedhor është duke u zhvilluar edhe në grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të marrin pjesë  katër partitë polik

me shqiptare. PVD,LPD,BDL dhe UDSH.Sipas burimeve tona për këto zgjedhje janë paraparë grumbullimi i10 mijë nënshkrimeve të vërtetuara paraprakisht në gjykatën komunale respektivisht para organit të kësaj gjykate. Burimet tona bëjnë të ditur,po ashtu se deri në  momentin e pikërishëm partitë shqiptare të këtij blloku kanë grumbulluar rreth gjysmën e këtyre nënshkrimeve respektivisht 50000 sish. Aktivitete në këtë drejtim për këto zgjedhje po zhvillohen me vështirësi sepse ,njerëzit nuk janë shume të interesuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje parlamentare serbe,çka mund të fitojnë më së shumti një vend të deputeti në parlamentin serb si dhe për shkak të bojkotimit të këtyre zgjedhjeve nga partia më e madhe e Preshevës Partia Demokratike Shqiptare e cila është deklaruar me kohë se do ti bojkoton zgjedhjet parlamentare serbe. Në fund theksojmë se mbetet ende kohë deri më 20 prill për partitë politike shqiptare të zhvillojnë aktivitetin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet  lokale dhe parlamentare sere të 6 majit 2012.

Sipas kryetarit të këtij komisioni Zeqirja Myftari, listën zgjedhore me  1200 nënshkrime e kanë dorëzuar Partia demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, Bashkimi Demokratik i Luginës e Skender Destanit. Kurse, Partia Liberal Demokrate (LPD) e Cedomir Jovanoviqit me vetëm 420 nënshkrime. Myftari ka deklaruar po ashtu se në zgjedhje do të marrin pjesë edhe  disa subjekte të tjera shqiptare ,siç janë UDSH,PVD,LKSH ,RD dhe partitë e bllokut serb. Ai po ashtu tha e në komunën e Preshevës garojnë këto subjekte politike për 38 ulëse në parlamentin lokal të cilët kanë qene të nevojshëm grumbullimi nga 30 nënshkrime nga zgjedhësit të vërtetuar në zyrë të vendit të ofiqarive të komunës së Preshevës,çka do të thotë se partitë shqiptare kanë grumbulluar nënshkrime për 38 kandidatë për këshilltarë komunalë. Afati për dorëzimin e këtyre nënshkrimeve ,sipas Myftarit është deri më 20 prill,atëherë kur edhe mbyllen listat zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhje. Ndërkaq, sa i përket grumbullimit të nënshkrimeve në komunën e Bujanocit,listat i kanë dorëzuar PVD e Riza Halimit si dhe Partia Demokratike e Nagip Arifit që në afat rekord kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshëm për zgjedhje.

SHPËRNDAJE