Edhe RD përmbyllës fushtën për zgjedhjet lokale të 6 majit

Një numër i madh i simpatizantëve të RD kanë mbushur sallën e madhe të shtëpisë së kulturës ku në mënyrë solemne është bërë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë.

 

E atmosfera festive e këtij tubimi është përcjell me muzikë nga këngëtarët vendor. Në fjalimin e tij kandidati për këshilltarë Besim Abduli ka thënë se RD ka hap një faqe të re të angazhimit politik , duke ofruar një moral të ri politikës , i cili bazohet në dije , përvojë , nderë dhe përgjegjësi për çështjet me interes të përgjithshëm kombëtar që sipas Abdulit do të ishte e pakuptimtë pa liderin e RD dr. Ramiz Latifi. Ndërsa kandidati Naser Nuredini ka thënë se besimi i qytetarit për RD do të përcjellë mesazhin për atë që kërkon dhe ndjen qytetari që këshilltarët e RD do të mbajnë mbi supet e tyre për ti shtyer proceset përpara. Ndërkaq kur i erdhi radha liderit të RD atmosfera në sallë ka arrit kulminacionin. E kreu i RD Ramiz Latifi u ka thënë simpatizantëve se është privilegj që të jesh në ballë të një subjekti , por këtë përgjegjësi ai do ta mbajë bashkë me ta dhe ekipin e tij që sipas Latifit janë të gatshëm ti bëjnë ballë të gjitha sfidave.

Kreu i RD po ashtu ka thënë se subjekti i tij do të angazhohet për zgjidhjen e statusit politiko-juridik të Luginës së Preshevës, e cila do të mbështetet në reciprocitet politik , që do të thotë do të kërkohen ato të drejta që premton plani Ahtisarit për serbët ti gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës. Lideri i RD po ashtu ka shpalosur programin e përgjithshëm në të gjitha fushat.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni