Edhe prostitutat ndihmojnë në uljen e krizës në Itali !

Milano, 16 dhjetor – Kriza ekonomike që ka përfshirë Italinë ka rritur ndjeshmërinë e qytetarëve për të ndihmuar në kapërcimin e saj. Shembullin e parë e kanë dhënë prostitutat, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Një përfaqësi e atyre që konsiderohen punonjëse seksi, me anë të një letre dërguar në një prej gazetave italiane, deklaron se të gjitha femrat që ushtrojnë zanatin më të vjetër në botë janë gati të paguajnë taksat, për të shtuar buxhetin e shtetit.

“Në Itali ka një numër të konsiderueshëm prostitutash që mund t’i sjellin vendit të ardhura shtesë për përballimin e krizës ekonomike ndaj ligjërimi i prostitucionit është një opsion i volitshëm në këtë situatë”.

“Këshilli” i prostitutave shkruan në letrën e hapur se këtë kërkesë duhet ta marrë parasysh vetë kryeministri i ri italian, Mario Monti.

Në llogarinë që bën letra e hapur, thuhet se në Itali janë të paktën 300 mijë prostituta, duke përfshirë këtu edhe transseksualët si dhe meshkujt homoseksualë që shesin trupin e tyre tek njerëzit e të njëjtës gjini.

Statistikat e një numri organizatash joqeveritare italiane dhe shqiptare, flasin për disa mijëra femra shqiptare të cilat këto 20 vitet e fundit kanë mbushur rrugët, trotuarët dhe pikat e karburantit në Itali, vendet ku rëndom shitet trupi i tyre.

Ende aktualisht, janë me qindra vajza shqiptare që vazhdojnë të prostituojnë në rrugët e Italisë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni