PRIZREN: PËR HAJR JU KOFT VITI I RI !

   Viti i Ri u prit me shumë kremtime Fëmija e parë i lindur këtë vit, e gjinisë femërore, është lindur nga nëna 32 vjeçare, Bukurije Musa nga Vushtrria dhe që të dyja janë në gjenjde të mirë shëndetësore. Fëmijën e ka vizituar edhe Presidentja e vendit Atifete Jahjaga. …
Fishekzjarret, koncertet, kremtimet nën qiell të hapur dhe urimet për më shumë begati, ishin pjesë e pritjes së Vitit të Ri në Kosovë. Një numër i madh iqytetarëve në Prishtinë, ndërrimin e moteve e pritën në sheshin “Nëna Tereze”.

Kremtime dhe festë për ndërrimin e moteve. Me urimet për më shumë suksese dhe fat, qytetarët e Kosovës festuan hyrjen në vitin 2012-të.

Në kryeqytet është festuar në mjedise familjare, por shumë qytetarë kanë zgjedhur sheshin kryesor për të pritur Vitin e Ri. Në natën e ndërrimit të moteve në Prishtinë, prej orës 22:00 e deri në orën 1 pas mesnate është mbajtur programi festiv, me grupe dhe këngëtarë të estradës kosovare, për të gjithë ata që kanë zgjedhur që natën më të gjatë të vitit ta presin në ambient të hapur.

Por, këtë herë zyrtarët komunalë nuk janë bashkuar me qytetarët për natën e ndërrimit të moteve. Megjithatë atmosfera në kryeqytet ka qenë me plotë atmosferë e fishekzjarre. .

Qytetarët, të cilët kishin dalur për të festuar natën më të gjatë të vitit, shprehen të kënaqur me organizmin dhe përgatiejt për këtë festë.

Për rendin dhe qetësin publike në kryeqytet janë përkujdesur edhe policia e Kosovës. Ndërsa, në Qendrën Klinike Universitare, në repartin e gjinekologjisë, vetëm 2 minutua pas mesante ka lindur foshnja e parë.

Fëmija i gjinisë femërore, është lindur nga nëna 32 vjeçare, Bukurije Musa nga Vushtrria dhe që të dyja janë në gjenjde të mirë shëndetësore. Fëmijën e ka vizituar edhe Presidentja e vendit Atifete Jahjaga.(RTK)

EDHE PRISHTINA E BËRI KUQ HAVANË…DJE ISHTE 2011…SOT 2012

Me rastin e ndërrimit të moteve, Komuna e Prishtinës për ditën e fundit të këtij viti dhe kremtimin e Vitit të Ri 2012 ka organizuar një program festiv, i cili do të fillojë në orën 13:00  dhe do të zgjasë deri 45 minuta pas mesnate.

Programi festiv për fëmijë fillon në orën 13:00 në sheshin “Nëna Terezë”, ku do të marrin pjesë Teatri i kukullave “Dodona”, “Zërat Gazmorë” me potpuri këngësh për fëmijë;

SHKA “Gerçek” – me valle turke, Qendra Kulturore e Fëmijëve –  program mozaik;

Xixëllonjat, potpuri këngësh, dhe programi Pajtoni i Babadimrit.

Koncerti i mbrëmjes fillon në orën 20.00 dhe zgjat deri në 00.45 , në sheshin “Nëna Terezë”, para Teatrit Kombëtar.

Në koncertin festiv të mbrëmjes të pranishmit do t’i argëtojnë grupet “Corona” dhe “Nardi Band”.

Pikërisht në mesnatë është paraparë edhe ndezja fishekzjarrëve.

SHPËRNDAJE