EDHE PRESHEVA SHËNON PAVARËSINË E SHQIPËRSIË !

Preshevë,1 korrik

Në organizim të Kuvendit Komunal të Preshevës në Preshevë do të shënohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë,bënë të ditur “Presheva jonë”.Për agjencinë tonë,Mr.Islam Isufi,kryetar i Këshillit Organizativ,deklaroi se manifestimi qendror i shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të mbahet më 19 korrik 2012 në shtëpinë e kulturës në Preshevës dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për shënimin sa më të mbarë të përvjetorit të 100 të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Mr. Islam Isufit,në këtë manifestim janë ftuar mysafirë nga të gjitha trojet etnike shqiptare si nga Shqipëria,Kosova,Maqedoni,Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës. Në këtë shënim të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, në emër të organizatorit do të flet Ragmi Mustafa,kryetar i komunës së Preshevës dhe si dhe manifestimin do ta përshëndesin edhe mysafirët pjesëmarrës,do të lexohen punime shkencore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe do shfaqet një program kulturo e artistik me motive atdhetare e patriotike si dhe do të shfaqet programe me këngë e recitime. a.i.


4 Komente

  1. Arben Prizreni, July 5, 2012:

    Ae keni harru passwordin e portalit a keni shku ne pushime. Nuk mbahet keshtu sajti, 1 here ne dy jave me rifresku, une hy 2-3 here qe ska sen diten e mire e harroj kete adrese…

  2. Arben Prizreni, July 5, 2012:

    Ae keni harru passwordin e portalit a keni shku ne pushime. Nuk mbahet keshtu sajti, 1 here ne dy jave me rifresku, une hy 2-3 here qe ska sen diten e mire e harroj kete adrese…

  3. florenc, July 6, 2012:

    bravo presheva me behet qefi qe e festojn pavarsine e shqiperise.une jam na korca e shqiperise dhe shum deshire kam te bashkohemi nje dit .klm

  4. luginaa, September 12, 2012:

    Luginaa te thote o Avni jepe imzan ne fund te shkrimit, po allahile a ste rra sini me pa shkrimin dhe per haberin tond. Po haber i vone o Avni”gazetari” se haberi u dashte te jepet ma heret se 19 korrik2012.Po ki haber ka ndodhe o Avni, kqir herave tjera haberi jot te jete i ri.

    Me shnet Luginaa

Komentoni