Edhe Presheva me flamur kuq e zi në   “Majën e Kepit të Canit” – 2116 metra.

Aty iu është bashkuar edhe shoqëria nga Presheva dhe të gjithë së bashku, janë nisur drejt fshatit Restelicë, i cili ndodhet në fund të Kosovës dhe ndodhet në mes Piramida “25” në “Majën e Kepit të Canit”, 2116 metra mbi nivelin e detit, afër malit të Korabit është pika, ku kufijtë bashkojnë trojet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni.

 

Nga Albina Hoxha

– Në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë alpinistë dhe dashamirës të natyrës e malit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia u bashkuan në pikën, ku ndahen kufijtë e trojeve etnike shqiptare. Një ngjitje simbolike në piramidën “25” në “Majën e Kepit të Canit”, 2116 metra mbi nivelin e detit, afër malit të Korabit. Kjo është edhe pika ku bashkohen kufijtë e këtyre tre shteteve. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 130 alpinistë dhe dashamirës të natyrës e malit të “Shoqatës Dajti Alpino Turistik” në bashkëpunim me Federatën e Alpinizmit Shqiptar, atë të Kosovës e Maqedonas. Udhëheqës të udhëtimit ishin Skënder Sina dhe Besnik Dujaka. Të gjithë duhet të ishin në mesditë, në orën 12.00, në Majën që bashkon tre shtetet me toka shqiptare. Pikërisht aty, sëbashku festuan 100-vjetorin e Pavarësisë. “Shoqëritë nga Kosova: “Pashtriku” nga Gjakova, “Prishtina” nga Prishtina dhe “Sharri” nga Prizreni janë mbledhur në Dragash (fshat afër Prizren), shkruan ne reportazhin e vetë Shekulli.

 

Aty iu është bashkuar edhe shoqëria nga Presheva dhe të gjithë së bashku, janë nisur drejt fshatit Restelicë, i cili ndodhet në fund të Kosovës dhe ndodhet në mes Piramida “25” në “Majën e Kepit të Canit”, 2116 metra mbi nivelin e detit, afër malit të Korabit është pika, ku kufijtë bashkojnë trojet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Rreth 130 alpinistë janë ngjitur, për të ngritur aty flamurin kuq e zi, në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë Alpinistët shqiptarë nga tre shtete, “bashkojnë” kufijtë në “Majën e Kepit të Canit” trekëndëshit kufitarë Kosovë – Shqipëri – Maqedoni. “Në këtë fshat lamë makinat dhe vijuam udhëtimin në këmbë”, shpjegon hapat e para të udhëtimit Nentor Oseku i cili ishte pjesë e kësaj ngjitjeje. Pasi kaluan fshatin Restelicë dhe u nisën në drejtim të Kepit të Canit, nga ana e Maqedonisë, në zonën që quhet Gryka e Radigës, dalluan nga larg shoqërinë peshkatare “Syri i Sharrit” nga Tetova, të cilët iu bashkuan grupit me synimin e përbashkët, për të festuar të gjithë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Të gjithë së bashku kanë vijuar në drejtim të Shqipërisë. Njëzetë Alpinistë të “Dajti Alpino Turistik” i janë bashkuar grupit në udhëtimin e fundi. “Kemi qëndruar rreth dy orë atje në majë, kishim marrë pije për të festuar 100-vjetorin e pavarsisë… ishte një ndjenjë shumë e veçantë. Pjesa më e madhe ishim edhe miq në facebook, por asnjëherë nuk ishim takuar. Aty u bashkuam, biseduam…. Momenti më i bukur ishte sepse aty, nuk kishte kufi. Formalisht qëndronte trekëndëshi kufitar, por ne nuk pamë asnjë kufi, ishim të lirë mes tokash shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovës. Aty pashë disa gurë kufitarë, por më duket se u shkrinë dhe kuptova që, aty ia arritëm qëllimit, u bashkuam pa asnjë dallim. Ishim të gjithë shqiptarë në toka shqiptare dhe festonim 100-vjetorin e Pavarësisë”, rrëfen i entuziazmuar alpinisti Nëntor Oseku. Një tjetër e veçantë e këtij udhëtimi ishin flamujt e shumtë kuq e zi që u valvitën në majën e malit. “Që nga fillimi e deri në fund të ngjitjes mbanim flamujt e ngritur lartë. Grupi i Tetovës kishte edhe flamurin më të madh. Nuk di të them se sa i madh ishte, por dallohej qartë edhe nga shumë larg. Kjo ishte hera e parë që u bashkuan të gjitha trojet shqiptare, ishte një fillim i mbarë dhe mbarë do të shkojë”, përmbyll rrëfim Nëntori, djali nga Gjakova.

SHPËRNDAJE