Gjatë kohës sa qëndruam me aktivistët e KOMRA-s  “Presheva Jonë” ka parë tek venin firmat e tyre edhe kryetari i komunës së Preshevës dhe ai i Bujanocit Shaip Kamberi dhe  Ragmi Mustafa, kryetari KKN Galip Beqiri  si dhe kryetarë të kuvendeve. Po ashtu udhëheqësit e pushtetit lokal në Bujanoc dhe qindra qyetarë e kanë dhënë sot firmën e tyre në iniciativën KOMRA
 
Valon BEGZADI
Kushtrim MALIQI
 
Preshevë,Bujanoc 26 prill/ AIK-Presheva Jonë
Me aksionin e “shkrirjes regjionale”, sot, më 26 prill 2011 nga ora 11:55, në Prishtinë, në Sheshin “Nëna Terezë”, si dhe në Sarajevë, Lubjanë, Zagreb, Banja Llukë, Beograd, Shkup, Podgoricë gjithashtu edhe në Preshevë, fillojë fushata më e madhe regjionale ndonjëherë e realizuar, gjatë së cilës do të mblidhen një milion nënshkrime të përkrahjes për themelimin e KOMRA-s, Komisionit Regjional për vërtetimin e fakteve për krimet e luftërave dhe shkeljeve të tjera të rënda të drejtave të njeriut, të kryera në hapësirën e ish-RSFJ-së gjatë periudhës kohore 1991-2001.
 
Në Preshevës KOMRA kërkon firmën dhe kontributin e qytetarëve, në të ciilat moment nëshkruanin kalimtarë të rastit, nxënës, studentë,  kalimtarë,dhe i përgëzonin për këtë nismë shumë të qëlluar. Gjatë kohës sa qëndruam me aktivistët e KOMRA-s  “Presheva Jonë” ka parë tek sa ka parë duke vënë firmat e tyre edhe kryetari i komunës Ragmi Mustafa dhe ai i Kuvendit Belim Abduli  
 
Më konkretisht në të njëjtin aksion në nëntë qytete të rajonit do të marrin pjesë mbi 500 vullnetarë dhe vullnetare deri sa mijëra të rinj do të bartin fushatën e mbledhjes së nënshkrimeve të cilën do ta koordinojë nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut e cila në të gjitha shtetet trashëgimtare të “RSFJ”-së do të zgjasë deri më 6 qershor. Nënshkrimet në Preshevë po mblidhen në rrugët e qytetit ku kanë ngritur lloj tendash.

Dhjetë vite nga përfundimi i konflikteve të armatosura në hapësirën e ish-“SFRJ”-së në asnjërën nga këto shtete nuk është bërë regjistrimi i të vrarëve në luftë ndërsa më shumë se 15.000 persona ende konsiderohen si të zhdukur. Viktimat janë të margjinalizuara, zëri i tyre rrallë dëgjohet në publik, ndërsa me numrin e të vrarëve shpesh manipulohet për qëllime politike.

Këto dhe shumë arsye tjera kanë shtyrë më shumë se 1.500 shoqata dhe individë të të gjitha nacionaliteteve dhe religjioneve nga hapësira e ish-RSFJ-së, të mbledhura në Koalicionin për KOMRA të avokojnë krijimin e një komisioni të pavarur ndërshtetëror si trupë jashtëgjyqësore e cila duhet të vërtetojë dhe t’i prezantoj publikisht faktet mbi ngjarjet e luftërave të kaluara. Në mesin e tyre ka shoqata të viktimave, të zhdukurve, veteranë, llogorash, gazetarë, bashkësive të pakicave, organizatave për të drejtat e njeriut.

Komisioni përmes dëgjimeve publike të dëshmive të viktimave do të ndihmojë që në regjion të dëgjohet zëri i tyre, dhe se në këtë mënyrë publiku të nxitet në bashkëndjesi, respekt dhe solidaritet me viktimat nga të gjitha grupet etnike. Në raportin e saj përfundimtar do të duhej të përgatitet regjistri i të vrarëve, dhe të zhdukurve, varrezave masive, llogoreve dhe vendeve tjera të ndalesës.  Shpresojmë se të gjithë njerëzit qëllimmirë me anë të nënshkrimit do të përkrahin nismën e cila mund të ndihmojë që të kthehet dinjiteti viktimave dhe familjeve të tyre, të konstatohet fati i të zhdukurve dhe përfundimisht, faktet mbi krimet e luftës.

 
Belgzim KAMBERI, apelon tek qytetarët t’i përgjigjen sa më shumë kësaj iniciative rajonale
 
Udhëheqësit e pushtetit lokal në Bujanoc dhe qindra qyetarë e kanë dhënë sot firmën e tyre në iniciativën KOMRA

Ne sheshin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës ka filluar sot fushata më e madhe rajonale ndonjëherë e realizuar ne rajon, gjatë së cilës do të mblidhen një milion nënshkrime të përkrahjes për themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftërave dhe shkeljeve të tjera të rënda të drejtave të njeriut, të kryera në hapësirën e ish-RSFJ-së gjatë periudhës kohore 1991-2001. Politikanët e Luginës së Preshevës dhe organizatat joqeveritare e përkrahin këtë iniciativë si dhe kanë dhënë firmën e tyre për themelimin e ketij komisioni. Sipas prefektit te komunës se Bujanoci  Shaip Kamberit ne Lugine te Presheves,  jane 22 civil te vrare dhe zhdukur.

Në aksionin e titulluar “Një milion nënshkrime për KOMRA” në tetë qytete të rajonit do të marrin pjesë 500 vullnetarë dhe vullnetare deri sa mijëra të rinj do të bartin fushatën e mbledhjes së nënshkrimeve të cilën do ta koordinojë nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut e cila në të gjitha shtetet trashëgimtare të RSFJ-së do të zgjasë deri më 6 qershor.Nënshkrimet në Luginën e Preshevës kanë filluar sot të mblidhen në rrugët e qyteteve nëpër tenda.

 
Dhjetë vite, Bejtullah Ahmeti koordinator i kësaj iniciative për Luginë të Preshevës tha se shifrat e arritura deri ne mesdite gjate dites se pare ne Presheve kan arrit rreth 1000 ku
rse ne Bujanoc mbi 500. Në Bujanoc sot përkundër qindrave qytetarëve kanë dhënë nënshkrimin e tyre edhe udhëheqësit e Pushtetit lokal si kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Galip Beqiri, të cilët vlersojnë lartë këtë iniciativë dhe dhan disa statistika rreth të zhdukurve si pasoj e Luftës që e ka përfshirë vendin tonë. Sipas prefektit te komunës se Bujanoci  Shaip Kamberit ne Lugine te Presheves,  jane 22 civil te vrare dhe zhdukur.
 
Një gjë të till natyrishtë se e përkrah edhe këshilli për të drejtat e njeriut për Luginë të Preshevës, ku kryetari i kësaj organizate Belgzim Kamberi tha se kjo është gjë e mire për zbardhjen e fakteve rrëth të humburve dhe përgjergjësit e krimeve të luftës të vihen para drejtësisë. Në mesin e kasaj iniciative marrin pjesë edhe shoqata të viktimave, të zhdukurve, veteranë, llogorash, gazetarë, bashkësive të pakicave, organizatave për të drejtat e njeriut. Komisioni përmes dëgjimeve publike të dëshmive të viktimave do të ndihmojë që në regjion të dëgjohet zëri i tyre, dhe se në këtë mënyrë publiku të nxitet në bashkëndjesi, respekt dhe solidaritet me viktimat nga të gjitha grupet etnike. Në raportin e saj përfundimtar do të duhej të përgatitet regjistri i të vrarëve, dhe të zhdukurve, varrezave masive, llogoreve dhe vendeve tjera të ndalesës.

SHPËRNDAJE