Votimet po zhvillohen në aspektin presidencial në një frekuentim më të madh në qendrat e votimeve ku popullata është serbe dhe shih për këtë,aty janë hapur me kohë. Ndërkaq,sa i përket përgatitjeve për vijim të mbarë të këtyre zgjedhjeve,janë bërë me kohë ka deklaruar Zeqirja Myftari,kryetar i Komisionit Zgjedhor në komunën e Preshevës.

 

Avni JUSUFI
Preshevë,20 maj

 

Sot në Luginë të Preshevës po mbahen zgjedhjet presidenciale për kryetar të Serbisë,me ç’rast në orën 7 të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet gjithsej në komunën e Preshevës 38 sa janë. Nga disa vendvotime që ne i vizituam në këto momente,edhe pse komisionet janë në vendin e ngjarjes ,aty nuk është hapur lista e votuesve,çka do të thotë se nuk është paraqitur madje as votuesi i parë në këto vendvotime çka do të mundësonte hapjen e votimeve. Ndërkaq. në vendvotimin e Bukurocit,aty ku po mbahen zgjedhjet lokale ku po votohet për këshilltarë komunal,aty votuesit po dalin në votime me intensitet më të lartë,sepse po votojnë për kandidatët e tyre në parlamentin lokal. Votimet po zhvillohen në aspektin presidencial në një frekuentim më të madh në qendrat e votimeve ku popullata është serbe dhe shih për këtë,aty janë hapur me kohë. Ndërkaq,sa i përket përgatitjeve për vijim të mbarë të këtyre zgjedhjeve,janë bërë me kohë ka deklaruar Zeqirja Myftari,kryetar i Komisionit Zgjedhor në komunën e Preshevës. Myftari tha për Presheva jonë se,votimet e qytetarëve do të zgjasin deri ora 20.

SHPËRNDAJE