Please note that the certification stamp should not contain the state logo or refer to the republic…pra e muarët vesh se ku është hesapi…

Marrëveshja për pranimin e diplomave, është arritur më 21-22 Nëntor 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës (Kosovës) dhe Beogradit (Serbisë), dialog ky i lehtësuar nga BE-ja. Por, në këtë projekt të SPARK për nostrifikimin e diplomave duket se përpiluesit janë treguar “vigjilent” duke mos harruar edhe vënien e fusnotës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Preshevë,  3 mars

 

Marrëveshja për pranimin e diplomave, është arritur më 21-22 Nëntor 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës (Kosovës) dhe Beogradit (Serbisë), dialog ky i lehtësuar nga BE-ja. Ajo vërteton se Asociacioni i Universiteteve Evropiane, do t`i vërtetoj diplomat  e lëshuara nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë, që ato të pranohen në Serbi, në lidhje me arsimimin e mëtutjeshëm dhe/ose punësimin në sektorin publik, është ky një lajm i mirë që arrinë në redaksinë e agjencinë informative “Presheva Jonë”.

 

Por, në këtë projekt të SPARK për nostrifikimin e diplomave duket se përpiluesit janë treguar “vigjilent” duke  mos harruar fusnotën në të cilën lexojmë : Ju lutemi të keni parasysh që vula për vërtetim nuk duhet të përmbaj logo-n shtetërore apo t’i referohet republikës. (Please note that the certification stamp should not contain the state logo or refer to the republic).

 

Do shtuar se SPARK-u është duke punuar si partner në procesin e implementimit dhe ka hapur një zyrë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, prej ku ata do të mbikëqyrin verifikimin e parë të diplomave, do t`i përkrahin kandidatët dhe do t`a ndihmojnë procesin e verifikimit që do të kryhet nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane.

SHPËRNDAJE