Mbi 70 persona helmohen në një restorant në GjilanMbi 70 persona janë hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit që nga data 8 qershor, me dyshimin se ata janë helmuar pas një darke të iftarit.

Detaje për ktë rast ka dhënë, Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, doktor Ukshin Ismajli.

Sipas tij, këta persona kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan.

“Është një numër i rritur i pacientëve që janë hospitalizuar. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, jashtëqitje dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë,  por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli.

Sipas tij, ata i kanë bërë edhe sot analizat dhe po presin rezultatet për të dal me përfundimet.

“I kemi bërë analizat sot tash të shohim kur të dalin rezultatet”, ka shtuar ai.

 

 

SHPËRNDAJE