EDHE KËTIJ I THONË SHËNDET… (FOTO)

Një dokumentar televiziv ka zbuluar historinë e vërtetë të një gruaje, që dha dëshmi të rreme për vrasje, por u zbulua se ishte fajtore pasi ajo ishte aq e shëndoshë, sa nuk mund ta kryente atë krim, shkruan Tema.

Dokumentari “Një vrasëse gjysëm ton”, tregon për historinë e teksanes Mayra Rosales, 31 vjeç, që peshon afër 500 kilogram. Ajo u tha policëve se e kishte vrarë nipin e saj dy vjeç, pasi e kishte zënë poshtë.

Por pasi mjekët zbuluan se fëmija kishte vdekur nga goditjet në kokë, atëherë u zbulua e vërteta. Gruaja ishte aq e shëndoshë sa nuk e lëvizte dot krahun.

Më pas ajo e tregoi të vërtetën: ajo e kishte shpikur historinë për të mbrojtur motrën e saj, Jaime, që e kishte goditur disa herë në kokë djalin. Ajo nisi ta rrihte djalin pasi nuk donte të hante mëngjes. Djali fillimisht u shtrua në spital dhe motra i kërkoi asaj që të thoshte se e kishte plagosur ajo, në mënyrë që të kishte mundësi ta shihte fëmijën në spital, sepse nëse merrnin vesh se e kishte rrahur, nuk do e lejonin. Por gjërat u komplikuan kur fëmija vdiq.

E gjithë kjo situatë i solli edhe komplikime në shëndet Mayra-s. Shtëpia e saj u prish që ajo të dilte për të shkuar në spital.

Tani ajo ka humbur 120 kilogram dhe thotë se është optimiste se gjërat do bëhen më mirë. E motra e saj është dënuar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni