Slide2Preshevë, 16 prill  -Papa Françesku ka nënshkruar një dekret të martën, kanonizimin e murgeshës indian me origjinë shqiptare të Nënë Terezës, se ceremonia do të mbahet në të katërt shtator..” ka shkruar gazeta arabe “Al Ahlan”, transmeton agjencia  e lajemeve “Presheva jonë”

Ne vazhdim arabe “Al Ahlan” duke prezentuar Nenë Terez nje humaniste shqiptare nga Maqedonia  ka shkruar se   ” Nënë Tereza ka lindur në Shkup më datë 26 gusht 1910, në një familje shqiptare në Maqedoni ka hyrë në manastir në moshën tetëmbëdhjetë vjeç janë dërguar për të mësuar në Indi…”   (“ولدت الأم تيريزا العام 1910 في عائلة ألبانية في مقدونيا وقد دخلت الدير في سن الثامنة عشرة وأرسلت لتتعلم في الهند.”). Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. transmeton “Presheva Jonë”

Sipas kesaj gazete arabe vendimin për kanonizim të Nënë Terezës, e cila para shumë kohësh ishte edhe fituese e Çmimit Nobel për paqe.  Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator, në ditën e lindjes.

Papa Françesku do të nënshkruajë dekret me të cilin do ta aprovojë kanonizimin e Nënë Terezës duke caktuiar datën dhe vendin e ceremonisë gjatë së cilës ky vendim do të realizohet.

Murgesha shqiptare, e famshme në të gjithë botën mori shtetësinë indiane në vitin 1948. Ajo është themeluese e “Misionarëve të Bamirësisë” dhe ka punuar për të ndihmuar të varfrit dhe njerëzit e shkelur.

Siç shkruan gazeta, ceremonia e kanonizimit do të mbahet më 4 shtator, por ende është e paqartë se nëse papa me ftesë të kishës katolike në Indi do të udhëtojë në Kalkutë ta kryesojë solemnitetin ose këtë do ta bëjë në Romë. Burime nga Vatikani thonë se papa do ta kryesojë ceremoninë në Romë.Nenterrr11

 

SHPËRNDAJE