Preshevë, 23 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)

 

Motrat, nënat, gratë nga Lugina e Preshevës degë e fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” fuqishëm protestojnë dhe e vënë në bankën e të akuzuarve shpifësit monstruoz Carla Del Ponte dhe Dick Marti

 

Ardita BEHLULI

 

P ër një popull që me shekuj luftoj dhe ujiti çdo pëllëmbë të tokës me gjakun e fëmijëve dhe të pa lindurve për tu bashkangjitur popujve liridashës dhe demokratik evropian e botërorë qe edhe sot kjo luftë çlirimtare vazhdon. Këta shpifës sadist nuk na ofenduan popullin tonë që nuk mori as një pëllëmbë dhe nuk pati synim që ta kolonizoj askënd por u kolonizua edhe pas shek. 21.  Nga toleranca dhe kultura e lashte e këtij populli u rrudh nga një Iliri ballkanike në një skaj të gjymtuar nga hijenat që edhe sot synojnë dhe projektojnë projekte nga Akademija Çubriloviqiane për tok te djegur por, kjo tokë u djeg shumë herë së bashku me gra e pleq fëmijë e femra të dhunuara nga çmenduria narkomane e xhandarmërisë special Arkanoviqe. Ne kërkojmë veçanërisht ngritjen e një Gjyqi special nga Këshilli i Parlamentit Evropian dhe Gjyqi I Hagës me prezencën e ekspertëve shqiptarë sepse nuk ka mbetur për ti besuar askujt ndërsa tradita shqiptare kurrë nuk ka lejuar që të lëndoj fëmijë e gra pleq të as një kombi gjatë historisë tonë. Ndërsa pretendimet e Pontes dhe të Martinoviqëve se Ushtria Çlirimtare në krye me liderët e saj kanë bërë krime është e “vërtet “ sepse mbrojtën të pa mbrojturit nga hijenat e shekullit 21. Për këtë kërkojmë me çdo kusht të hapet gjykim nga këshilli, parlamenti evropian, gjyqi i Hagës dhe opinioni botëror që të hidhen në bankën e akuzuarve si shpifës dhe mbështetës të krimeve monstruoze që njeriu me ndërgjegje normale nuk do ti pranonte. Kërkojmë që të zbardhet kush dhe si e realizoi helmimin e fëmive shqiptarë që edhe sot është “mister“, masakra e Reçakut që tmerruan botën, e Llaushës, Qyshkut, Drenicës,Gjilanit ,Açarevës,Rahovecit, masakra e Tivarit ,të Brodecit të Tetovës, të Sopotit dje dhe sot mbi fshatrat e Kumanovës, masakra e Isë Ukaj të Preshevës, masakrat të pa thëna ate pa përmendura të anatemuara në trojet shqiptare që edhe sot rënkojnë familjet e tyre. Ju anëtare të kuvendit  “Nermin Vlora Falaschi” kërkojmë që seriozisht të merrni përsipër këtë detyrë të shenjtë kombëtare për të alarmuar botën demokratike për shpifjet e bëra nga këta monstrum. Ju përshëndesim gratë nga Lugina dhe ju lusim që kjo kërkesë të përkrahet nga gjithë populli shqiptare ane kënd rruzullit tokësor e sidomos nënat të cilat kanë ndjenjën më të madhe për ta kuptuar ketë rëndësi. E besojmë dhe e dëshirojmë që angazhimi I jonë do të jetë frytdhënës dhe me sukses, thuhet kështu në letrën e Degës së Luginës “Nermin Vlora Falaschi.

SHPËRNDAJE