Edhe fëmijët nën 13 vjeç në Facebook?

Mosha kufitare për regjistrim në rrjetin Facebook është 13, kështu që veglat vëzhguese të ekspertëve të rrjetit Facebook menjëherë e vërejnë një pjesëmarrës nën moshën 13 vjeçare dhe e largojnë atë për një vit ose dy.
Por një studim i ri tregon që 38 për qind e fëmijëve në Facebook nuk kanë moshën e cila lejohet me rregullat e rrjetit Facebook. Ata janë të moshës 12 vjeçar ose më të vegjël.

Studimi i bërë nga një ndërmarrje e quajtur Minor Monitor tregon që 4 për qind e fëmijëve në Facebook janë 6 vjeçar ose madje edhe më të vegjël.

Nëse kjo sadopak i afrohet të vërtetës, ndokush mund të bëjë pyetjen se sa prindër janë në dijeni ose në fakt brengosen për këtë. 17 për qind e prindërve në këtë studim thanë që ata aspak nuk e vëzhgojnë veprimtarinë e fëmijëve të tyre në Facebook – megjithëse më shumë se gjysma e tyre pranuan që ata kanë hyrë në llogaritë e fëmijëve të tyre vetëm për të parë se çfarë po ndodhte.

Natyrisht, pothuajse tre nga katër çerekët e prindërve që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim thanë që ata ishin të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre në Facebook. Atje fshihen vjedhjet, sharjet dhe të gjitha llojet e karaktereve të pakëndshme në faqen e vet. Si mundet që fëmijët kaq të vegjël të pritet të jenë aq të përgatitur për atë me të cilën mund të përballen?

Por është një numër interesant për ata që brengosen nëse Facebook është bërë thjesht një veprimtari e nënkuptueshme automatike për njerëzit, si ushqimi ose shikimi i ndonjë emisioni televiziv. 30 për qind e fëmijëve që kanë marrë pjesë në këtë studim thanë që rrinë në Facebook për dy ose më tepër orë në ditë.

Disa mund të shqetësohen nëse kjo mund të pengonte përkushtimin e tyre në detyrat e shtëpisë.

Facebook thotë që i përjashton çdo ditë rreth 20,000 fëmijë të moshës nën 13 vjeçare./pcworldalbanian


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni