Sipas Ahmetit nëse tani opozita vendos kushte për të penguar realizimin e zgjedhjeve, atëherë humbësi më i madh do të jetë partia kryesore opozitare, LSDM. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, folur për zgjedhjet e parakohshme, ka thënë se edhe pse subjekti politik që ai drejton ka qenë i përmbajtur lidhur me idenë e opozitës për zgjedhje të parakohshme, për shkak të rrethanave të fundit të krijuara, ka vendosur që t’i përgjigjet sfidës.

“Në qoftë se ka ndonjë tërheqje apo nëse ka kushte mbi kushte tani me qëllim që të pengohet realizimi i zgjedhjeve të parakohshme, unë mendoj se në këtë situatë humbësi më i madh do të jetë LSDM-ja, sepse ajo e inicioi e para, ajo i kërkoi zgjedhjet e parakohshme”, tha lideri i BDI-së, parti kjo në koalicionin qeverisës të Maqedonisë.

I pyetur rreth regjistrimit të popullsisë dhe bojkotit që anëtarët shqiptarë i bëjnë Komisionit shtetëror për regjistrim, kreu i BDI-së tha se nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, atëherë data e regjistrimit duhet të zhvendoset. Ndërsa tha se anëtarët e Komisionit do të tejkalojnë keqkuptimet dhe puna do të rrjedhë si duhet.

SHPËRNDAJE