Prokuroria ka marrë leje për vazhdimin e hetimeve edhe për gjashtë muaj të tjerë në rastin për korrupsion kundër ish ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj. Ekspertë të huaj, po ashtu, pritet të nisin punën në matjen e cilësisë së rrugëve që ai kishte shtruar.

http://www.botasot.info/img/limaj5346.jpgNjë panel i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendës, nga Gjykata Supreme, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për zgjatjen e hetimeve në rastin e MTPT-së”, tha për mediet, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Gjykata Supreme ka vendosur që afati i hetimeve të vazhdohet edhe për gjashtë muaj deri më 23 prill 2012”.

Në fund të tetorit kishte kaluar periudha prej një viti e gjysmë, gjatë së cilës prokuroria ka hetuar ish ministrin. Fatmir Limaj dhe Nexhat Krasniqi janë duke u hetuar për krim të organizuar, pastrim parash, dhënie të mitos, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, ndërmjet viteve 2008 dhe 2010, duke përfshirë çështjen e tenderëve të rrugës. Rreth 1 300 kilometra rrugë janë asfaltuar dhe riparuar brenda kohës derisa Limaj ishte në krye të ministrisë, me Krasniqin në krye të prokurimit.

Aktualisht Limaj ndodhet edhe në një tjetër proces gjyqësor, “rastin Kleçka”, ku akuzohet për krime lufte.

SHPËRNDAJE