Babai i dy fëmijëve në Francë i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme një aksidenti rrugor, pasi një shkëmb prej 20 tonësh ra përmbi makinën e tij duke e shformuar tërësisht.

Të mbërritur në vendngjarje pas disa minutash, forcat e shpëtimit as që e konsideruan mundësinë që shoferi të ishte gjallë, kur panë se si makina 4×4 ishte bërë “petë”.

Megjithatë, pasi ngritën shkëmbin, për befasinë e tyre të madhe, forcat e shpëtimit panë se si 36-vjeçari Ludovic Masciave kishte ende shenja jete.

I dërguar me urgjencë në spital, u konstatua se ai kishte disa dëmtime të rëndësishme dhe fraktura, por shpejt u nxor jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë është në rrugën e rikuperimit të plotë.

SHPËRNDAJE