Shkruan: prof.Orhan REXHEPI

            Siq kemi njoftuar në Gjyqin e Qarkut në Beograd të Gjykatës Speciale për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, ka përfunduar faza përmbyllëse e RIGJYKIMIT kundër 17 Shqiptarëve, të akuzuar për Krime Lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqipatri spiun, kinse të kryera gjatë periudhës kohore nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999 në Gjilan e rrethinë.
TË RINJTË E PRESHEVËS NË “BANGËN E BARDHË”
Rigjykimi po kryhet në bazë të anulimit të Aktgjykimit të parë prej 101 vjetësh dhe të rikthimit të Lëndës për RIGJYKIM nga ana e Gjykatës së Apelit, me sugjerimin se Gjykimi i parë nuk ishte bërë në bazë të fakteve, dhe se NUK MUND TË KONSIDEROHEN KRIME LUFTE AKTET E KRYERA PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS, gjë që në deshifrim i bie se në mungesë të fakteve të akuzuarit duhet të lirohen.
Pas dy ditë zvarritjeje të pa-asrsyeshme ditën e Mërkurë, fjalën përmbyllëse e dha zëvendës-Prokurori Mioljub Vitoroviq, deris ditën e Enjte dhe atë të Premte fjalët përmbullëse i thanë pala Mbrojtëse (6 Avokatë) dhe 6 të akuzuarit, AGUSH MEMISHI rreth dy orë e gjysmë dhe pesë të tjerët, SHEMSI NUHIU, SELIMON SADIKU, FATON, SAMET dhe FERAT HAJADRI, kush nga dhjetë e kush nga më pak minuta.
Edhe pala Mbrojtëse edhe të akuzuarit Shqiptarë fjalën e tyre përmbyllëse e elaboruan në mënyrën më perfekte të mundshme, duke e zbardhur pafajësinë e tyre të plotë, duke i nxjerrur para Gjykatës, sidomos Dokumentet e EULEX-it për hulumtimin në Liqenin e LIvoçit, dhe për çudi reagimi i fundit i zëvendës-Prokurorit Vitoroviq zgjati vetëm rreth një minutë.
Por, me të përfunduar seanca përmbyllëse Prokurori i përgjithshëm për Krime Lufte i Republikës së Serbisë, VLLADIMIR VUKÇEVIQ, i cili nuk ishte prezent në sallë, në një deklaratë dhënë TANJUGUT, reagoi në fjalën përmbyllëse të AGUSH MEMISHIT, duke i shtermbëruar plotësisht disa fjali të tija dhe duke e akuzuar atë se kinse iu kishte kërcënuar zëvendës-Prokurorit Vitoroviq, gjë e cila është NJË GËNJESHTËR E MADHE. Po të kishte qenë ashtu si thotë VUKÇEVIQ, e para aty për aty do të kishte reaguar Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq pastaj edhe vetë zëvendës-Prokurori VITOROVIQ.
Fatëkeqësia dytësore është se, edhe pse me të dalur nga Gjykata, jo njëherë e telefonova televizionin Presheva për ta informuar menjëherë opinionin, por ata nuk u treguan fare të gatshëm për ta marrur informatën, prandaj edhe opinionit iu plasuan dezinformatat e TANJUGUT. E vetmja Web-Faqja PRESHEVAJONË ishte ajo që shprehu gatishmëri në këtë drejtim. Është për tu lavdëruar edhe Web-Faqja PRESHEVANEWS e cila e kishte përpunuar drejtë informatën e TANJUGUT, derisa Web-Faqet tjera të Luginës së Preshevës si Presheva.com, Titulli.com dhe Lugina-Lajm.com, kanë nxituar ta japin komplet lajmin plotësisht të rrejshëm të TANJUGUT, që do të thotë se me këtë edhe janë bërë plotësisht bashkëpjesmarrëse të dezinformatës.
Shpallja e AKTGJYKIMIT u caktua të lexohet të Mërkurën e datës 19 Shtator 2012 nga ora 13,30.
SHPËRNDAJE