Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari para pak çastesh mirëpo ende nuk ka dalë nga aeroporti, njofto Experessi, Zëri, RTK, Bota sot, Telegrafi…  dhe mediat tjera kosovare…

Sipas reporteres së Express një makinë e EULEX-it është futur brenda përderisa interesimi i medieve është shumë i madh, pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë thirrje që Ramushi mos të këtë një përcjellje të këtillë mediale.

Nga ana tjetër nuk ka një interesim të madh të qytetarëve që kanë dalë për ta pritur ish kryeministrin, më përjashtim të 20-30 personave. Vendimi për lirimin e Ramush Haradinaj është marrë dje dhe ai do të rri në Kosovë, deri në dhënien e vërdiktit të Tribunalit ndërkombëtarë të Hagës që pritet të jepet gjatë muajve të verës.

 

 

  • 17 dhjetor 2010: HARADINAJ VJENË NË PRISHTINË. Haradinaj nuk vjen në Kosovë, Haga demanton.
  • 11 dhejtor 2011: RAMUSH MIRE SE NA VJEN NE KOSOVË!. TPI sërish demanton lajmin për lirimin e Ramush Haradinaj
  • 10 MAJ 2012 : RAMUSH HaRADINAJ VJEN NË KOSOVË. pas tru-katër ditësh, Haga e konfirmon.

 

 

KRONOLOGJI PËR RAMUSH HARADINAJ NGA DITËT E FRONTIT SI KOMANDANT I UCK-SË, NË ZVICËR…LIDER I AAK-së, KRYEMINISTËR,  DERI NË HAGË DHE SOT NË PRISHTINË…

 

Ramush Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit. Është një politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës.

 

Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.  Haradinaj ka jetuar për tetë vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze.

 

Ramush Haradinaj është i martuar me spikeren e lajmeve te RTK-së Anita Haradinaj , ata kanë tre fëmijë të vegjël dy djem Gjini dhe Trimi dhe një vajzë Hana. Haradinaj ka pesë vëllezër, Dy prej tyre, Luani e Shkelzeni, u vranë si oficerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftes me forcat serbe të sigurimit. Daut Haradinaj, vëllai i tij shërbeu tre vjet burg në Kosovë për vrasjet e paligjshme të shqiptarëve të tjerë gjatë Luftës së Kosovës të vitit 1999. Enveri vëllai i tij u vra në një makinë ne atentat në Kosovë në prill 2005. Babai i tij, nëna dhe vëllezërit e motrat më të rinj mbetur ende banojnë në shtëpinë familjare në fshtain GLLOGJAN te Deqanit.

 

RAMUSH HARADINAJ  PËRBALLË TPI-së NË HAGË

 

Viti 2000: Gjykimet për Krime të Luftës në Kosovë. Gjykata Panele të përziera të Gjykatësve Ndërkombëtar dhe Vendorë filluan ngritjen e padive me akuza përkrime të luftës. Vlen të përmendet që asnjë gjykatës serb nuk mori pjesë nëkëto raste gjatë periudhës 2000-2001. Me Rregulloren ‘panel 64’ UNMIK-u kadorëzuar kontrollin e paneleve për krime të luftës tek panelet me shumicë tëpërbërë prej gjykatësve ndërkombëtar.

 

-Viti 2004 (3 dhjetor) në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash.

 

-Viti 2005: Ramush Haradinaj Akuzohet nga Tribunali i Hagës.

 

Haradinaj, shqiptar i Kosovës dhe ish-Kryeministër i Kosovës, së bashku me dy persona të tjerë filluan gjykimin në Tribunalin e Hagës në mars të vitit 2005 të akuzuar përvrasjen e 40 personave në vitin 1998, gjatë konfliktit të grupeve guerile tëUÇK-së dhe forcave të sigurimit të Serbise. Gjykimi është ende në proces dhevendimi i gjykatës mbetet të shihet

 

-Viti  2005 (8 mars ) Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali.

 

Viti  2005 (9 mars ) Ramush Haradinaj  shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos. Pas disa muajve në paraburgim ai u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij.

 

-Viti 2008  (më 3 prill )  lirohet nga TPI në Hagë si pafajshëm dhe  për shkak të mungesës së provave bindëse.

 

-Viti 2008  (25 pril) TPI zyrtarisht hapi padi kundër Astrit Haraqija dhe këshilltarëve të tij Bajrush Morina për mospërfillje të gjykatës për  rastin Haradinaj.

 

– VitiTi 2008 (1 maj)  prokurorët e TPI në kyre me  Serge Bramertz  kanë paraqitur zyrtarisht një apel për vendimin e Haradinajt, para afatit të skaduar maj 3. Prokurorët paraqituën edhe ankesat kundër vendimin e liruar e kooperativave Haradinaj Idriz Balaj dhe Lahi Bahrimaj, i fundit prej të cilëve u dënua me 6 vjet burg.

 

Viti 2010 (21 Korrik)  Haradinaj sërish në Hagë: Dy vjet pas lirimit të tij nga akuzat e ngritura prej gjykatës dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës urdhëroi rigjykimin dhe ndaljen në paraburgim të Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.

 

-Viti 2011 (11 dhejtior) Mediat kosovare sot kanë raportuar se Ramush Haradinaj është liruar nga paraburgimi për festat e fundvitit nga Gjykata e Hagës. Zëdhënësja e TPI-së Nerma Jelacic duke mos dashur të komentoj shkrimet  e mediave kosovare ajo pohon se “për atë çfarë kanë shkruar e folur mediat në Kosovë për z.Haradianj mund t’i pyesni përfaqësuesit e atyre masmedieve se ku e kanë burimin  e informacionit. Megjithëse, ai lajm qenka i mirë sikur të ishte ashtu.. “, ka thëne ajo ne një bisede për agjencinë  Presheva Jone. Se kur do të lirohet lideri i AAK-së z.Hradinaj znj.Jelacic në vazhdim pohon se “Unë nuk mund t’ju them se kur lirohet..Sepse rasti është në proces e sipër kundër z.Ramush Haradinaj. Pastaj në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, në gjykatë do të përballet para dëshmitarëve…”,  ka deklaruar  ajo. Ajo ka thëne se kjo është hera e dyte që mediat shkruajnë për lirimin e Ramush Haradinaj, sipas zyrtarëve në Hagë, vetëm drejtuesit e atyre mediave e dinë pse spekulojnë rreth lirimit të Ramush Haradainajt ?!

 

-Viti 2012 (para trI ditësh: 8 maj) Tribunali i Hagës, ka marrë vendim që ta liroj Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin për aktakuzën ndaj tij….kanë shkruar disa media, lajm shumë i mirë për familjen Haradinaj, për Kosovën dhe mbarë popullin shqiptarë. Lutemi që t’mos jetë ndonjë lajm sikur disa herë më parë, që kishin shkruar se po lirohet, por ne fakt nuk ishte liruar…

  • 17 dhjetor 2010: Haradinaj nuk vjen në Kosovë, Haga demanton , Haga demanton
  • 11 dhejtor 2011: TPI sërish demanton lajmin për lirimin e Ramush Haradinaj
  • 10 MAJ 2012 : RAMUSH HARADINAJ VJEN NË KOSOVË

-Viti 2010 (16 prill) Ramush HARADINAJ Shqiptarët e Luginës së Preshevës meritojnë status më të favorshëm se sa serbët e Kosovës !

(Në foto: Lideri i AAK-së z. Ramush Hardainaj, ish-komandati i UCK-së dhe ish-kryeministri i Republikës së Kosovës  me Nefail Maliqin, gazetarin tonë në OKB, njëherit drejtuesin e agjenc.inf. “Presheva Jonë”.

SHPËRNDAJE