E tmerrshme por ka ndodhur dhe sikur të mos kapej nga policia, do të vazhdonte edhe më. Një baba i paskrupullt ka de4tyruar vajzën e tij të mitur t’i jepej seksualisht dhe këtë e ka bërë në mënyrë të përsëritur.

Autori i incestit është një 48 vjeçar nga Durrësi. Ai quhet Haxhi K., banues në Katund Sukth Durrës, raporton noa.al.

Policia lokale i tha agjencisë noa.al se sot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arritën të kapin 48 vjeçarin i cili përgjatë periudhës 1 korrik 2006 deri më 30 gusht 2009, ka kryer disa herë akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare.

Policia pohoi se Haxhi K. Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, pasi ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në Rimini, Itali, ku edhe për më shumë se tre vjet me radhë ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij.

“Shtetasi Haxhi K., i vitlindjes 1964, , është shpallur në kërkim nga Interpol Roma më datë 25.10.2011, pasi Gjykata e Riminit Itali, më datë 14.05.2011 ka lëshuar ndaj tij Urdhër Arresti për veprën penale të ushtrimit të dhunës seksuale ndaj të miturës”, – deklaroi zyrtarisht policia e Durrësit.

Nga ana e policisë shqiptare, u kryen veprimet e nevojshme proceduriale për ekzekutimin e urdhrit te arrestit të përkohshëm, në pritje të procedurave për ekstradim në Itali ku ai do të vuajë dënimin.

————————————————-

JA EDHE KOEMNTET E JUAJA:

SHPËRNDAJE