I kapet qesja në dorën e një huligani serbë, kërkon falje dhe lutet ta fal, por atij i pengon theksi i tij. “E shoh që je shqiptar”, i thotë serbi Xhelim Limanit. Ai arsyetohet duke thënë se është goran, por kjo nuk e shpëton. Rrihet e në fund theret me thikë në qafë, në një autobus në Kotezh të Beogradit.

Mjeku në kujdesin intensiv thotë për “Blic” se ai tash ka vetëdije, dhe se kanë “munguar” disa milimetra që ai të vdes.

“Është djalë i ndershëm dhe i zellshëm. Ai kurrë nuk e ka lënduar askënd dhe ne fqinjët vërtetë e duam. Gjithmonë ka qenë në gjendje të ndihmoj nevojtarët. Babai i tij vdiq kohë më parë, e nëna para një jave. Është fëmija i vetëm, ndërsa jeton si qiramarrës, herë pas here duke punuar në ndërtimtari. Kur nëna e vdiq ia dhashë paratë për varrim, sepse nuk i kishte. Mjeku thotë se më nuk mund të punoj në ndërtimtar. Se çka do të ndodhë me të nuk e di”, thotë fqinji i tij, i cili identifikohet me inicialet M.J. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE