E lë e dashura, i vë flakën vetes

Një 26-vjeçar në Londër gjeti vdekjen pasi i vuri flakën vetes në oborrin e shtëpisë së të dashurës së tij, që sapo e kishte lënë nëpërmjet një mesazhi.

Maysam Mayani i dërgoi një mesazh të fundit ishit Sona Khamseh, duke i kërkuar që të dilte nga shtëpia e saj në Çelsi, Londër perëndimore, për të marrë trupin e tij të vdekur në oborr.

Një dëshmitar i tregoi policisë se dëgjoi klithma, përpara se të kthehej dhe të shikonte një person tërësisht të përfshirë nga flakët.

Khamseh i kishte thënë më parë të ndjerit se babai i saj nuk e aprovonte lidhjen dhe se dëshironte të ndahej, ndërsa i kërkoi që të qëndronte larg, duke e kërcënuar me paditje për ngacmim.

Sipas policisë londineze, Mayani njihej si një njeri i paqëndrueshëm emocionalisht, pasi vuante nga depresioni dhe kishte tentuar disa herë më parë t’i jepte fund jetës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni