E fejuara e Berlusconit është 28 vjeç

Në një intervistë për të përjavshmen “Oggi”, Lele Mora, manaxheri dhe talent scout-i i njohur, si dhe një nga miqtë e afërt të kryeministrit italian Berlusconi, vazhdon që të kundërshtojë me pasion fjalët dhe dyshime për organizimin e festave hard në shtëpinë e kryeministrit.

 

Sipas tij, arsyeja më e fortë që hedh poshtë të gjitha trillimiet , sipas tij, është fakti se Berlusconi ka një të fejuar, e cila ka qenë prezente në të gjitha drekat dhe darkat e organizuara, së paku këto dy vitet e fundit.

 

“Unë e njoh atë, ajo është shumë bukur, po aq inteligjente, është duke u diplomuar dhe është 28 vjeç thekson Mora duke shtuar se ajo nuk është napoletane.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni