Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez i ka vënë në pikëpyetje rastet e fundit me kancer, në mesin e liderëve të Amerikës Latine, duke spekuluar nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë gjetur një mënyrë për të shkaktuar sëmundjet.

Çavez i është referuar diagnozës së presidentes së Argjentinës, Kristina Fernendez, duke treguar se edhe ai dhe liderët e Brazilit dhe Paraguait së fundmi kanë pasur probleme shëndetësore.

Ai tha se një gjë e tillë ishte “shumë e çuditshme” dhe se e pyet veten nëse Shtetet e Bashkuara mund të kenë gisht në këtë çështje. Megjithatë, ai tha se nuk po e akuzonte Uashingtonin, pasi që nuk ka fakte.

Ka kohë që Çavez e ka vënë në pikëpyetje idenë nëse qeveria amerikane po thurte ndonjë komplot për të rrëzuar atë.

SHPËRNDAJE