Dy klubet shqiptare në garat evropiane

Futbollisti nga Kosova, Genc Hyseni, ka realizuar gol për Renovën e Xhepçishtit, e cila si udhëtues në Shtip ka deklasuar me rezultat 4:1 Bregallnicën, në kuadër të javës së 33-të (të fundit) në elitën e futbollit maqedonas. Hyseni ka shënuar gol në minutën e 34-të dhe ka kontribuar në fitoren e madhe. Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 2:2 me Metalurgun e Shkupit. Shkëndija është renditur në vendin e parë me 72 pikë dhe është kampion i Maqedonisë, kurse Renova radhitet e treta me 60 pikë. Dy klubet shqiptare, Shkëndija e Renova siguruan vizën për garat evropiane, që ky është edhe një sukses i madh.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni