Dy gjykatat ndërkombëtare,   Tribunali Penal ndërkombëtar (TPI) dhe  Gjykata  Ndërkombëatre e Drejtësisë (International Court of Justice-ICJ) në Hagë nuk duan të involvohen ne hetuesit në hetimeve  e  “trafikut  të organeve” sipas rapotit të  Dick Martyt dhe arkitektes së këtij raporti Carla del Pontes.  “Për neve dosja e hetime në Kosovë është kryer, ka përfundur për gjykatën tonë..” Kështu  i kanë deklaruar sot agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” zyrtarët  e këtyre dy gjykatave botërore.

 

 

Gjenevë/UNO, 11 maj

 

 

Parlamenti shqiptar posakamiratuar projektligjin që kaloi me shumice votash nga Komisioni i Ligjeve, ku shumica e paralemtarëve ishin pro  (127) dhe kështu  Kuvendi I dha dritën jeshile hetuesve të ekipit të Dick Marty dhe ndërkombëtërëve.  Projektligji i posamiratuar në fjalë i hap dyert misionit të EULEX  për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat per trafik organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve ’90, edhe në territorin shqiptar, trafik ky i pretenduar ne raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty.

 

 

Dy gjykatat nderkombetare TPI dhe CIJ,  kanë konfirm sot se ne nuk jemi të angazhuara as nuk do te angazhojmë ndonjë komision special apo tjetër forme, siq lexojmë në disa media,  per të hetuar  “trafikun organeve”  ne Kosove  e as në Shqipëri, sipas raportit të senatorit zviceran Dick Marty.

 

 

Pyetjes se a do të angazhohet TPI në heteuesit e “trafikut të organeve” në Kosovë apo sqhipëri ? Znj. Liljan Pitesha, zëdhënëse e Tribunalit, nga kabieti i kryeprokurorit të TPI-së sot i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” se “Tribunali Ndërkombëtar në Hagë nuk është duke u marrur  e as nuk do të merret me hetuesitë e trafikut të organeve në Kosovë. TPI lidhur me ketë nuk ka as komision special e as kurrëfarë forme tjetër. Ne me  Kosovën e kemi kryer gjithcka. Në rajon ka pasur policë e ekspertë të UNMIK-ut, tash ata të Eulex-it..dhe për ne është e kryer cështja e hetusive të trafikut të organeve sipas raportit të Dicka Marty. ”

 

 

Ngjajshëm ka pohuar për agjencinë tone edhe znj. Genoveva Madurga, po ashtu zyrtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (International Court of Justice-ICJ). “Nuk kemi pasur kërkesë të tillë, për hetuesi në Kosovë apo kudo tjetër rreth trafikut të organeve”  meqë ne jemi ashtu-kështu gjykatë civile dhe nuk merremi me ket cështje..Normalisht kjo i takon TPI-së nëse ju interson atyre. ”,  pohon znj.Madurga nga ICJ.

 

 

Lidhur me raportin e Dicka Martyt dhe hetuesit e ndërkombëtarve në Kosovë apo Shqipëri, pas vendimit të parlamentit shqiptar, ku ju dha OK hetuesive,  ne sot kemi kontaktuar edhe zv.kryeminsitrine  e Qeverisë së Republikës së Kosovës dr.Hajredin Kuci. Z.Kuqi fillimisht duke mbështetur miratimin e fundit të propjetligjit të parlamentarëve shqiptarë për të hapur dyer e hetuesive, për ata që janë të intersuar, thotë se “ne në Kosovë dhe Shqipëri kemi qenë dhe jemi transparent për cdo aktivtet të luftës sonë clirimtare e cila është zhvilluar, padyshim një luftë e drejtë dhe  pastër”.  Raporti i Martyt, sipas z.Kuci  është vlerësuar i pabazuar në fakte, prova apo realitet, dhe politikisht i motivuar nga Serbia dhe Rusia.

 

“Hetimet me të njëjtat akuza janë kryer tre herë deri tani nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshi edhe OKB-në, por që të gjitha kanë ardhur në përfundim se nuk ka fakte që e përfshijnë UÇK-në në trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë, për çka fillimisht kishte ngritur dyshime ish-kryeprokurorja e Hagës, Carla Del Ponte, bazuar në thashethemet e Serbisë…” ka deklaruar sot për agjencinë informative “Presheva Jonë” ministri i Drejtësisë së Qeverisë së Kosovës dr.Hajredin Kuci.

SHPËRNDAJE