Dy futbollistë gjykohen nën akuzat për seks me të mitur

Yjet e futbollit, Frank Riberi dhe Karim Benzema, do të përballen me gjyqin, për shkak të akuzave se kanë paguar për seks me një të mitur. Anësori i Bajern Mynihut, Riberi, dhe sulmuesi i Real Madridit, Benzema, kanë qenë nën hetime që nga viti 2010 në të ashtuquajturën afera “Zahia”.Dy futbollistët akuzohen se më 2009 kanë paguar për seks Zahia Deharin, atëbotë 16-vjeçe.Avokatët mbrojtës thonë se ata nuk e kanë ditur se Zahia ka qenë e mitur dhe kanë kërkuar hedhjen poshtë të akuzave.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni