Krimet komuniste pjesë e kujtesës kolektive të Evropës


Gjenevë, 17 dhjetor (DW/ Presheva Jonë)


Gjashtë shtete që kanë qenë anëtarë të ish-bllokut lindor komunist, i kanë 
kërkuar Komisionit të BE-së ndalimin në të gjithë Evropën të mohimit të krimeve 
komuniste. Ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe  Çekisë kanë kërkuar në një letër zyrtare të dërguar më 14 dhjetor Komisares Evropianë për Çështje të Drejtësisë Viviane Reding, të dënojë “miratimin publik, mohimin dhe trivializimin e krimeve totalitare.” Matthew Newman, zëdhënës i 
Komisares së BE-së thotë: “Ne e marrim shumë seriozisht këtë kërkesë. Krimet e 
regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive të  Evropës”. Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Karel Schwarzenberg, ministri i Jashtëm çek Për krimin duhet të vlejnë të njëjtat norma.

 

 

Letra e vendeve ish-komuniste të BE-së, e ka nismën tek iniciativa e ministrit 
të Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis. Gjashtë ministrat e bazojnë këtë tek 
mohimi i Holokaustit, i cili është i dënueshëm si në Gjermani ashtu edhe në 
shumë vende të tjera. “Mohimi i çdo krimi ndërkombëtar duhet t`i nënshtrohet të 
njëjtave norma, për të shmangur rehabilitimin dhe ringjalljen e ideologjive 
totalitare”, shkruan Azubalis. 

Ai është i bindur se shqetësimet e shteteve të reja anëtare të BE-së, duhet të 
merren seriozisht nga Brukseli. Të gjithë i dinë krimet e nacionalsocializmit, 
por vetëm një pjesë e Evropës është e vetëdijshme për krimet e komunizmit, thotë Azubalis. Një pozicionim i ngjashëm vjen edhe nga ministri i Jashtëm çek, Karel 
Schwarzenberg. Schwarzenberg është i mendimit se të dy sistemet totalitare duhet 

të maten me të njëjtin kut. Për të si Hitleri ashtu edhe Stalini kanë qenë 
vrasës, dhe ata që i kanë shërbyer atyre bashkëfajtorë.Bildunterschrift: 
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Historiani dhe shkrimtari 
rumun, Marius Oprea Komisioni Evropian në Bruksel angazhohet
Historiani dhe shkrimtari rumun Marius Oprea, ish-president i Institutit 
Shtetëror për Hetimin e Krimeve Komuniste në Rumani, drejton tani një organizatë 

joqeveritare me këtë objektiv dhe ka inicuar që në shkurt të 2010, një 
“Deklaratë të Pragës” për këtë temë: “Ne kërkojmë që krimet komuniste të 
trajtohen njësoj si Holocaust-i, që do të thotë se krimet nga koha e regjimit 
komunist duhet të trajtohen para drejtësisë në të njëjtën mënyrë. Veprat e tyre 
nuk duhet të deklarohen se u ka kaluar koha, me këtë problem konfrontohemi të 
gjithë në ish vendet komuniste. Ne kërkojmë drejtësinë ligjore, jo vetëm 
dëmshpërblim moral. Ata që kanë kryer vrasje në emër të komunizmit, duhet të 
dënohen. Është e papranueshme, që ne të jetojmë bashkë me vrasësit dhe 
kriminelët. Ata janë kriminelë që kanë kryer vrasje dhe tortura në emër të një 
ideologjie. Çfarë i dallon ata nga nazistët? Asgjë!”Bildunterschrift: 
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Komisarja evropianë për 
çështje të drejtësisë, Viviane Reding 

Tani me këtë temë merret Komisioni në Bruksel. Ende nuk dihet nëse do të arrihet të shpallet ndalimi i mohimit të krimeve komuniste. Matthew Newman shprehet me 
kujdes: “Që kur kemi marrë kërkesën, jemi duke punuar në përpilimin e një 
raporti që do të përfundojë që këtë vit. Në këtë raport do të përcaktohet, nëse 
jemi në gjendje të dënojmë njerëz, që mohojnë krimet e regjimeve totalitare.”

SHPËRNDAJE