Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore tek Shkëmbi i Kavajës

Një person është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri brenda në makinën e tij tip BMV me targa AA 481 TT. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore tek Shkembi I Kavajës, e njohur si lagja 13, në Durrës dhe policia ka konstatuar se automjeti eshte qelluar me bresheri plumbash. Sipas policisë së Durrësit, viktima është Ervis Dedej nga Kavaja, 30 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje, ndërkohe që po punohet për zbardhjen e saj.

SHPËRNDAJE