Libri shqip pëson keqtrajtim, keqpërdorim dhe shëmtim gjatë përpunimit profesional bibliotekar, përshkrimit bibliografik  të tij

Shkruan : Xhemaledin SALIHU      

 

Kohët e fundit pushtetet sllave pos trysnive politike mbi kulturën shqiptare, bëjnë trysni edhe në veprimtarinë bibliotekare dhe e keqtrajtojnë dhe e shëmtojnë librin shqip gjatë përpunimit prosional bibliotekar, process i cili e sjell librin para lexueist. Këtu bëhet fjalë për procedurat dhe rregullat e përpunimit professional, përshkrimit bibliografik të materialeve bibliotekare në Biblioteka.

Libri shqip gjatë kohë u cenzurua dhe u shkatërrua fizikisht. Mirëpo, nuk mbeti vetëm me kaq, gjatë katoligimit në publikim (CIP) të librit shqip edhe në Bibliotekat Kombëtare,  sikur që ndodhi në Bibliotekën Kombëtare Universitare “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, e cila në vend se me përkushtim ta bëjë katalogimin e publikimit, ajo bënë lëshime fillestare me dashje apo pa dashje. Poashtu, e njëjta Bibliotekë gjatë Klasifikimit Decimal Universal(KDU) sipas Tabelës së Klasifikimit Decimal Universal Botëror, të aprovuar nga IFLA, Organizatë Ndërkomëtare Bibliotekare bënë gabime fillestare. Në Shqipëri i thonë Klasifikim Dhjetor Universal(KDU).

Këto gabime me dashje apo pa dashje u përvodhën edhe gjatë përpunimit të librit të Kim Mehmetit, Shkupi(Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011.

Në faqen 264 të librit është vendosur katalogimi në publikim, po e japim ashtu si e ka publikuar në libër, Shtëpia botuese “Logos-A” apo shtypshkronja Fokus në Shkup. Ndoshta këto nuk e kanë publlikuar të plotë këtë katalogim. Atëherë, prap në të gjitha rastet është keqpërdor libri shqip i Kim Mehmetit.

Shënimi i katalogut CIP të këtij libri ndodhet në Bibliotekën Kombëtare Universitare ”Shën Kliment Ohridski”, Shkup

 

297

MEMETI, Kim

Monografi e Shkupit / Kim Memeti. – Shkup : Logos-A, 2011. faqe 250;

23 cm

ISBN 978-9989-58-381-0

COBISS.MK-ID 87997194

 

Klasifikimi i drejtë dhe i saktë i publikimit duhet të jetë kështu :

 

  1. 821.18-94(497.17Shkupi)
  2. 930.85(=18:497.17Shkupi) apo
  3. 908(=18:497.17Shkupi),

 

 

por jo me sinjaturën : 297, atëherë libri i Kim Mehmetit është vendosur në fushën (grupin) 2 : Religjionet, Teologjitë, apo është vendosur në 297, në gjuhën angleze:

29 Modern spiritual movements

Including: Philosophical systems. Atheism (e.g. Shinto derived faiths: Tenrikyo, Omoto-kyo). Agnosticism. Humanism (e.g. Perfect Liberty Kyodan). Absence of religion. Secularism (e.g. Neo-Paganism). Irreligion. Movements ëith Christian elements (e.g. Anthroposophical movement, Christian Community, Sea of Faith). Movements such as Cao Dai, Scientology, Dianetics, Neë Age

Scope Note: There are a large number of these, predominantly 20th century (most of the preceding array are 19th century phenomena). They often do not have any particular faith associations, although some have groën out of a particular cultural context and may have features of the dominant religion of the culture (e.g. Neë Age and Paganism). Some have very large numbers of adherents, perhaps because they are ‘official’ state religions, but even so are not ëidely recognised outside their oën territories

në gjuhën shqipe :

29 Lëvizjet moderne shpirtërore
Duke përfshirë: Sistemet filozofike. Ateizmi (p.sh. Besime Shinto rrjedhin: Tenrikyo, Omoto-Kyo). Agnosticizëm. Humanizmi (p.sh. Kyodan liri të plotë). Mungesa e fesë. Sekularizmi (p.sh. Neo-Paganizmi). Irreligion. Lëvizjet me elemente të krishtera (p.sh. lëvizja Anthroposophical, të krishterë Komuniteti, Deti e Besimit). Lëvizjeve të tilla si Cao Dai, Scientology, Dianetics, Epoka e Re
Shënim Fusha: Ka një numër të madh të këtyre, kryesisht shekullit të 20-të (më të madhe të array mësipërm janë fenomene të shekullit 19). Ata shpesh nuk kanë asnjë shoqatave të veçantë besimi, edhe pse disa janë rritur nga një kontekst të veçantë kulturor dhe mund të kenë tipare të fesë dominuese të kulturës (p.sh., Epoka e Re dhe Paganizmi). Disa prej tyre kanë një numër shumë të madh të pasuesve, ndoshta për shkak se ata janë ‘zyrtare’ feve shtetërore, por edhe kështu nuk janë të njohura gjerësisht jashtë territoreve të tyre
PËRMBAJTJA E LIBRIT

I. Për qytetet… 7

II.Për banorët që vijnë e shkojnë …61

III.Nënshkrime mbi tokë…101

IV.Religjionet fole të ngrohta për

shpirtin…137

V.Si portrete të gdhendura në gurë…189

VI.”Zorraxhinjtë dhe katunarët”…213

VII.E sotmja që duhet ta ndërmend të kaluarën…239

Gjatë leximit të librit të Kim Mehmetit vërejta se vetëm kreu IV.Religjionet fole të ngrohta për shpirtin : f. 137-189, trajton dhe shqyrton aspekte fetare.

Andaj kujtojë se në klasifikim nuk është dashur t’i vehet grupa apo fusha 2, por siç shkruan në faqen kryesore të librit : Shkupi(Ese historike) apo siç u deklarua referuesi Profesor Skender Hasani në promovimin e librit në Preshevë : “Libri i Kim Mehmetit është monografi e parë shqiptare mbi Shkupin”. Ateherë është dashur klasifikimi i dhënë më poshtë, sipas mendimit tim personal dhe konsultave që i bëra me kolegët e mi bibliotekarë në Prishtinë e Beograd, sepse nën fushën 2 janë : Rreligjionet, Teologjitë. Kështu i huaji që nuk e din gjuhën shqipe, e lexon librin e Kim Mehmetit, kur ta shofe klasifikimin e përmendur dhe katoligimin e dhënë në publikim, si libër që trajton dhe shqyrton aspekte fetare.

Libri i Kim Mehmetit është dashur të klasifikohet dhe katalogohet kështu : nën fushën : 821.18-94, klasifikohet letërsia  shqiptare : Tekstet historike, Kronikat. Memoaret. Ditarët. Reportazhet. Biografite Shqiptare, i huaji e lexon : letërsi shqiptare, tekst historik shqiptar mbi Shkupin në Maqedoni ; nën fushën 930.85(=18), klasifikohet : Histori e civilizimit shqiptar mbi Shkupin në Maqedoni dhe nën fushën 908(=18) klasifikohen: Monografitë kulturore krahinore shqiptare, i huaji e lexon : Monografi shqiptare mbi Shkupin në Maqedoni.

Numri 497.17 paraqet numrin ndihmës ndërkombëtar për Republikën e Maqedonisë, nëse nuk ka ndryshuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në : 497.1

Skeda e saktë dhe e drejtë e katoligimit në publikim (CIP):

 

821.18-94(497.17Shkupi)

930.85(=18:497.17Shkupi)

908(=18:497.17Shkupi)

 

MEHMETI, Kim, 1955-

 

SHKUPI : (Ese historike) / Kim Mehmeti. – Shkup : Logos-A, 2011(Shkup : Fokus). –  264 f. : ilustr. ; 23 cm

 

ISBN 978-9989-58-381-0

COBISS.MK-ID 87997194

Në klasifikim të publikimit ndodh shpesh që klasifikatori nëse has gjatë klasifikimit të publikimit, në libër, i cili më vete përmban dy gjini letrare apo aspekte politike e filozofike, atëherë publikimi klasifikohet me atë shenjë apo nën fushë që dominon në publikim, por me rastin e librit të Kim Mehmetit  nuk kemi të bëjmë me një shembull të tillë.

Pra, sikur thotë Xhevat LLoshi në shkrimin : Shkupi i Kim Mehmetit : “Esetë e tjera dëshmojnë përpjekjet e shëmtuara për ta shëmtuar Shkupin e shqiptarëve dhe shqiptarin e Shkupit…” ashtu sipas mendimit tim në Bibliotekën Kombëtare në Shkup është bërë tentimi që edhe nëpërmjet klasifikimit dhe katalogimit jo të drejtë të bëhet  shëmtimi i librit të Kim Mehmetit. Katoligimi në publikim nuk është punuar me një dashuri, përkushtim dhe vullnet të mirë në këtë bibliotekë. Andaj është koha e fundit që librin shqip, kulturën shqiptare ta mbrojmë kudo që ai trajtohet, punohet, klasifikohet dhe katalogohet, në mënyrë profesionale, drejt dhe sakt, sepse kështu librit i rritet vlera e tij edhe më tepër. Pra, edhe pjesët sekundare të librit, sidomos përmbajtja, litreratura, burimet, referencat, fjalorët, klasifikimi dhe katalogimi e lartësojnë vlerën e çdo publikimi.

 

/Autori punon bibliotekar në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në preshevë që nga viti 1984, në sektorin e klasifikimit dhe katalogimit të publikimeve, përndryshe është kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe publicist/

SHPËRNDAJE