KIAMETI – FUNDI I BOTËS "Muhabet" për gazeta apo… Prof.dr.Shefqet KRASNIQI

Prof.Dr. Shefqet KRASNIQI

 

Pejgamberi Muhammed  (a.s) në lidhje me këtë: “Do t’iu vijnë njerëzve vite mashtruese; në to do t’i zihet besë rrenacaku ndërsa do të përgënjeshtrohet i drejti, tradhtarit do të merret për besnik ndërsa besniku për tradhtar, dhe në to do të flasin rruvejbidatët. E kush janë ata?- e pyetën Muhammedin [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të]. Tha: Mendjelehti flet në emër të shumicës- tha ai.”([1])

 

Njerëzit, pavarësisht besimeve e bindjeve, kanë një pikëtakim diku, që i bashkon për disa gjëra. Ka prej tyre, ta zëmë, që nuk e besojnë fare ringjalljen dhe daljen para Allahut për të dhënë llogari, e rrjedhimisht edhe për tu shpërblyer apo ndëshkuar, varësisht nga veprat e bëra, por të shumtë janë ata që e besojnë fundin e botës, sidomos tash kur shkenca gjithnjë e më shumë vërteton teoritë për çështjen në fjalë. E vërtetë, kjo temë paksa është fryrë, është ekzagjeruar, mbase edhe për qëllime komerciale, siç ishte rasti me filmin ‘2012’, por ajo që të dhemb më shumë është se kjo çështje trajtohet më shumë nga kurioziteti, imagjinata, pasioni, sesa që trajtohet si çështje delikate dhe me rëndësi të veçantë. Më qartë, shumë pak flitet për shkaqet që çojnë drejt këtij fundi, e që konsideroj se janë të pranishme edhe tek ne, në një apo formë tjetër.

Këtë problematikë, nëse mund ta quajmë kështu, e kanë rrahur të gjithë profetët, e gjithsesi edhe profeti ynë, Muhammedi [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të], madje tek ne në Islam është edhe një prej parimeve bazë, por që ne në këtë artikull nuk do t’i qasemi nga ky këndvështrim.

Fundi i botës’ nuk do të trajtohet si problematikë shoqërore e ngritur edhe në nivel mbarëbotëror, përkundrazi, ashtu siç thamë edhe më lartë, do të shtjellohet vetëm nga aspekti i disa dukurive, që nuk bëjnë pjesë në kuadër të shenjave të mëdha të Kiametit, por që direkt ose indirekt paralajmërojnë atë. Me theks të veçantë, do të ndalim tek ato dukuri që janë evidentuar apo përsëritur kohëve të fundit.

Le të themi që në fillim se kjo botë është krijuar për tu vepruar me drejtësi në të, por ja që njerëzit, me gjithë dijen e tyre, prapë thyejnë ligjet dhe shkelin normat, madje në disa raste aq shumë saqë edhe dinë të jenë shumë të dëmshëm. Profeti Muhammed na ka para lajmëruar se para ardhjes së Kiametit, gjegjësisht fundit të botës, shumë dukuri negative do të përhapën, si amoraliteti, konsumimi i shumtë i alkoolit, kamata, gënjeshtra, humbja e besnikërisë, ardhja në pushtet e njerëzve jo kompetentë, etj. Thotë Pejgamberi Muhammed  në lidhje me këtë: “Do t’iu vijnë njerëzve vite mashtruese; në to do t’i zihet besë rrenacaku ndërsa do të përgënjeshtrohet i drejti, tradhtarit do të merret për besnik ndërsa besniku për tradhtar, dhe në to do të flasin rruvejbidatët. E kush janë ata?- e pyetën Muhammedin [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të]. Tha: Mendjelehti flet në emër të shumicës- tha ai.”([1])

Për fatin tonë të keq, të gjitha këto janë evidente në mesin tonë, madje shumë. E këto nuk kanë si të mos jenë shkak për të papritura, mendoj për dukuri a fenomene tjera si pasojë e tyre, qofshin këto tërmete, vullkane, erëra, vërshime, ndryshim drastik i klimës, e pse jo edhe ushtima që kohëve të fundit u dëgjua në shumë vende të botës, e edhe tek ne këtu në Prishtinë. Në fakt, si dukuri ishte regjistruar më herët gjatë këtij viti në botë porse në vazhdimësi përhapej edhe në vende tjera. Njerëzit më pyesnin për të, e interesim, për një shpjegim nga aspekti fetar, shfaqën edhe disa nga mediat tona. Kam thënë dhe po e përsëris prapë se ne nuk hapim veshët për të dëgjuar se çfarë ndodhë për të lëshuar deklarata të pamenduara mirë më pas, të cilat mbase mund të na kthehen revansh. Kemi dhënë përgjigje të matur se, nëse çështja në fjalë nuk është ndonjë propagandë mediale apo mashtrim medial, atëherë ka shumë gjasa që të jetë një vërejtje prej Zotit, shenjë frikësuese prej Tij, të cilën e dërgon sikurse shumë shenja tjera, si eklipsi i diellit, hënës, etj. Assesi që kjo të jetë prej Shenjave të Mëdha, siç dikush paskësh thënë për mua. Shenjat e Mëdha janë të njohura, të definuara, ato nuk shtohen dhe as nuk pakësohen. Unë distancohem nga çdo deklaratë që nuk mban firmën time.

Sido që të jetë, ajo zhurmë ka pasur efektin e vet, sepse shumë njerëz nga ajo natë kanë filluar të falën, e disa të tjerë kanë filluar të mendojnë më seriozisht për vdekjen dhe fundin e botës, gjë që në thelb është e mirë, zaten ky është edhe qëllimi që Allahu dërgon dukuri të tilla.

Një dukuri tjetër e cila ndodhë shumë para Kiametit, është ajo e vrasjes dhe derdhjes së gjakut të njerëzve, vend e pa vend, e që mjerisht kohëve të fundit është shtuar shumë edhe tek ne shqiptarët. Muhammedi [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të] ka thënë: “Afër kiametit shtohet vrasja. I ka thënë dikush nga të pranishmit: O i Dërguar i Allahut, po ne veç jemi duke vrarë nga idhujtarët njerëz kaq e kaq brenda vitit! Jo tha Pejgamberi, [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të], nuk është fjala për vrasjen e idhujtarëve, por vrasja e myslimanëve mes veti saqë e vret komshiu komshiun, e vret kushëririn (të birin e axhës) dhe të afërmit tjerë të tij. Dikush nga shokët i tha: O i Dërguar i Allahut:  Në atë kohë a i kemi mend në kokë([2])?! Po –tha ai dhe shtoi se– shumica e juaj i kanë mend në kokë në atë kohë, por pas tyre vijnë njerëz që janë pa mend (i kanë mend e lehta)…([3])

Gjithashtu ka thënë Muhammedi [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të]: “Pasha Atë që jeta ime është në dorën e Tij, nuk do t’i vjen fundi kësaj bote derisa të vijë një kohë ku nuk e di vrasësi e as i vrari pre vrau dhe as pse është vrarë…([4])

Pra, do vjen një kohë kur njeriu e konsideron shumë të lirë gjakun e vëllait dhe mikut të tij. Për pak send e zgjat dorën drejt tjetrit dhe ia merr jetën. Në të shumtën e rasteve, kjo dukuri vjen si pasojë e dukurive tjera, si vjedhja, shkelja e të drejtave të tjetrit, mosmbajtja e fjalës apo besës së dhënë, tradhtisë, mashtrimeve të ndryshme, etj.

Rasti i fundit që ndodhi në Podujevë ku u vra djali 22 vjeç në prag të shtëpisë së tij, si dhe u plagosën dy prindërit e tij bashkë me vëllanë, është argument dhe dëshmi konkrete për atë që ka paralajmëruar Pejgamberi në hadithin e sipërm.

Kjo dukuri nga dita në ditë po merr një shtrirje gjithnjë e më të madhe, gjë që është për shqetësim dhe brengosje. Ajo patjetër se reflekton mungesën e frymës së edukimit të mirëfilltë dhe paqartësinë që mbretëron përkitazi me atë se cilat vlera për jetën duhet përvetësuar dhe me cilin moral duhet mishëruar. Gjendja është alarmante dhe sirena thërret për kthim tek Allahu, tek Kur’ani dhe Sunneti, andaj, duke e ditur se Kiameti, herët a vonë do të ndodhë, dhe duke besuar se do të dalim patjetër para Allahut për të dhënë llogari, të përgatitemi me besim të sinqertë dhe të pastër, me moral të duhur dhe vepra të mira, në mënyrë që kur ta takojmë Allahun, të mos ndihemi të dëshpëruar!

Dashtë Zoti e dukuritë si vrasja marrin fund. Fundja, Kiameti edhe pa to do të ndodhë. Le të njihet shenjtëria e jetës së njeriut. Shpirtin vetëm Zoti ia jep njeriut dhe vetëm Ai ka të drejtën e marrjes së tij.

Allahun e lusim që të na udhëzojë në rrugën e drejt! Amin!

Bashkë takohemi javën e ardhshme me një temë tjetër!

Selam alejkum!


2 Komente

  1. hakiu, March 6, 2012:

    e kishin pas pyet nasradin hoxhen,se kur esht kiameti,ap fundi i botes,e a e dini se çka kish then,;ATEHER KUR TE VDES UN,pra pasi te vdese jeriu aty esht fundi i botes,pra mos e lodhni kryet,at dit kur te dale spyrti e futesh ne tokene ze,kimet ma te mahd ska,pra kshyrni tjera pun te gjith ju qe po e lodhni kryet pe rket gje,

  2. afrim krasniqi, March 6, 2012:

    Hakis:o topi nuk e lun se ashtu eshte,se ate dite qe do vdes ate dite eshte edhe kiameti(per mue)

Komentoni