MESIQ: Duhet të bashkëpunosh me Kosovën

Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq ka thënë se presidentit serb, Tomislav Nikoliq, duhet të “lirojë paksa veten nga e kaluara”, njofton Indeksonlie

 

Duke folur për qëndrimet e Nikoliqit për Kosovën, Mesiq ka thënë se e din që Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë pavarësinë e Kosovës, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera në rajon, shkruajnë mediat serbe.

“E di se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën asnjëherë si shtet, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera të rajonit, duhet të bashkëpunojë me Kosovën”, ka thënë Mesiq duke shtuar se Serbia duhet të hapë kufijtë me Kosovën, pasiqë sipas tij “ e ardhmja nuk është duke ndryshuar kufijtë, por duke i hapur ata”.

Mesiq ka folur edhe për qëndrimet e Serbisë ndaj Bosnjës duke thënë se shpreson që Nikoliqi të ketë qasje tjetër nga paraardhësit e tij sa i përket Sarajevës. /Indeksonline/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni