Dritan Prifti : Që sot jam në Opozitën e Bashkuar

(AIK-Presheva Jone)

 

Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka njoftuar se prej ditës së sotme është zyrtarisht pjesë e opozitës së Bashkuar.

“Që sot jam pjesë e opozitës së bashkuar”, ka qenë pohimi i Dritan Priftit.

Muajt e fundit ish-ministri Dritan Prifti është bërë pjesë e disa denoncimeve ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleate në qeveri me Partinë Demokratike.

Ndërkohë në deklaratën e lëshuar pak minuta më parë, Dritan Prifti pohon se ka bërë zyrtarisht kërkesë që ti bashkohet grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të qenë pjesë e tij në Kuvend.

Sipas Priftit, kërkesa do të bëhet publike në ditët në vijim.

Në korrik të vitit 2010 në kundërpërgjigje të akuzave të Partisë Socialiste për pasurinë e tij, Dritan Prifti akuzoi kryetarin e PS, Edi Rama për përdorim kokaine.

Në atë kohë, Prifti tha se e kishte parë me sytë e tij Ramën, duke pirë kokainë në zyrë.

Ish-ministri theksoi asokohe se Edi Rama shpenzonte 3 mijë euro në ditë për kokainën që konsumonte, madje i bëri ftesë publike kreut të PS, të bënte ekspertizën për të verifikuar nëse ishte përdorues droge.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni